Autoritetet ruse njoftojnë të premten se kanë rrëzuar 155 dronë ukrainas gjatë natës nga e enjtja në të premte dhe se një sulm me dron ka shkaktuar një të vdekur në rajonin rus të Lipeckut.
“Sistemet e mbrojtjes ajrore kanë kapur dhe shkatërruar 155 dronë ukrainas”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë në Telegram.
Në rajonin rus Kursk, që ndodhet në kufi me Ukrainën, janë rrëzuar 53 prej këtyre dronëve, sipas të njëjtit burim.
Në rajonin e Lipeckut, gjithashtu i vendosur në perëndim të Rusisë, një person ka humbur jetën nga një sulm me dron, njoftoi guvernatori i rajonit, Igor Artamonov.
“Këtë natë, një dron është rrëzuar në territorin e një ndërmarrjeje bujqësore në rrethin Hlevenski,” rreth 400 kilometra në jug të Moskës, duke shkaktuar një zjarr, sqaroi Artamonov në Telegram.
“Një person vdiq, një tjetër u plagos,” shtoi ai.
Ukraina kryen pothuajse çdo ditë sulme ajrore në territorin rus, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë përditë qytete ukrainase, si pjesë e ofensivës ruse në Ukrainë që ka nisur në shkurt 2022.