Nëntë komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të mërkurën për të shqyrtuar një varg projektligjesh në lexim të dytë.
Një ditë para seancës plenare, ku në rend të ditës janë miratimi i tyre, komisionet do të shqyrtojnë projektligjet në mesin e tyre edhe Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg si dhe Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
Gjatë ditës do të mbahet dëgjim publik në Kuvend edhe për Projektligjin për byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Po ashtu, komisioni për punë të jashtme do të mbajë një takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.
E komisioni për buxhet për t’ia dhënë aminin e fundit projektligjeve do të mblidhet në orën 20:00 të mërkurën.
Kjo është krejt agjenda e Kuvendit të Kosovës për të mërkurën:
22/04/2026
RENDI I DITËS
Mbledhja e komisionit
Komisioni për Shëndëtësi
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i Raportit përfundimtar për Projektligjin nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor;
3. Tё ndryshme.
Vendi: N-303
Koha: 09:30
22/04/2026
Mbledhja e komisionit
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë
Rendi i ditës
Takim i komisionit me z. Georg Schnetzer, Ambasador i Republikës së Austrisë në Kosovë.
Vendi: C-301
Koha: 10:30
22/04/2026
Mbledhja e komisionit
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Rendi i ditës:
1. Miratim i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për Projektligjin Nr. 10/L-023 Shtetësinë;
3. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për Projektligjin Nr. 10/L-024 për Lëndët Plasëse;
4. Te ndryshme.
Vendi: N-10
Koha: 11:00
22/04/2026
Mbledhja e komisionit
Komisioni për Kulturë, Turizëm dhe Sport
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i raporteve të Komisioneve të përhershme për Projektligjin nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030;
3. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.10/L-044 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore;
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-040 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
5. Të ndryshme.
Vendi: N-204
Koha: 11:00
22/04/2026
Mbledhja e komisionit
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit
Rendi i ditës:
Dëgjim publik për Projektligjin nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Vendi: N-506
Koha: 12:00
22/04/2026
Mbledhja e komisionit
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin nr. 10/L-021 për financimin e menaxhimit të resurseve ujore;
3. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin nr. 10/L-022 për banim social dhe të përballueshëm.
Vendi: N-302
Koha: 13:00
22/04/2026
Mbledhja e komisionit
Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i raporteve të Komisioneve të përhershme për Projektligjin nr.10/L-029 pёr Provimin e Maturës Shtetërore;
3. Të ndryshme.
Vendi: N-204
Koha: 13:00
22/04/2026
Mbledhja e komisionit
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i raportit për lexim të dytë për Projektligjin nr.10/L-030 për Masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg;
Vendi: N-10
Koha: 13:30
22/04/2026
Mbledhja e komisionit
Komisioni për Buxhet – Vazhdim i mbledhjes
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-021 për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit financiar.
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-022 për banim social dhe të përballueshëm, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit financiar;
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit financiar;
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-024 për lëndët plasëse, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit financiar;
6. Shqyrtimi i projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, me rekomandimet e komisioneve të përhershme;
7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-026 për shërbimet e pagesave, me rekomandimet e komisioneve të përhershme
8. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit financiar;
9. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-028 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i nga aspekti i ndikimit financiar;
10. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-029 për provimin e maturës shtetërore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit financiar
11. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-030 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit financiar;