Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli vijuan sulmet në Iranin gjatë orëve natës në atë që Pentagoni i përshkroi si sulme ajrore më intensive që nga fillimi i luftës. Shpërthime të forta u dëgjuan gjatë natës pranë Aeroportit Mehrabad të Teheranit.
Ndërkohë një tjetër sulm ajror izraelit u regjistrua në Bejrut, Liban. Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve, “armiku shënjestroi një apartament në lagjen Aisha Bakkar”, në zemër të qytetit.
“Raketat u qëlluan në njërën nga ndërtesat shumëkatëshe ku shpërtheu zjarri. Me shumë mundësi, sulmi ajror kishte për qëllim eliminimin e një anëtari të udhëheqjes së Hezbollahut”, tha një burim.
Aishat Bakkar është shtëpia e shumë refugjatëve që u zhvendosën nga Libani jugor pas fillimit të përshkallëzimit ushtarak.
Irani pretendon se ka kryer sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave usharake amerikane dhe izraelite. Garda Revolucionare e Iranit se ka goditur me raketa një bazë ushtarake amerikane në Kuvajt, teksa në shënjestër janë vënë edhe baza Al Udeid në Katar dhe Harir në Irak.
“Baza amerikane në Arifjan u godit nga dy raketa nga Garda Revolucionare”, njoftoi IRGC. Kuvajti nuk e ka konfirmuar zyrtarisht sulmin.
Shpërthimi i dy dronëve pranë aeroportit të Dubait, çoi në plagosjen e 4 personave, tha Zyra e Medias e Qeverisë së Dubait në një postim në X.
“Trafiku ajror po funksionon normalisht”, shtuan ata.
Disa shpërthime të tjera u dëgjuan edhe në Doha, kryeqytetin e Katarit. Ministria e Brendshme e Katarit paralajmëroi më parë për një “kërcënim të lartë sigurie” dhe u bëri thirrje banorëve të mos dilnin jashtë.
Shpërthimi i dy dronëve pranë aeroportit të Dubait, 4 plagosur
Katër persona mbetën të plagosur pasi dy dronë ranë në afërsi të aeroportit të Dubait.
Një shtetas indian pësoi lëndime të rënda, ndërsa dy shtetas ganezë dhe një shtetas person nga Bangladeshi pësuan lëndime të lehta, tha Zyra e Medias e Qeverisë së Dubait në një postim në X.
“Trafiku ajror po funksionon normalisht”, shtuan ata.
Shkalla e dëmeve në aeroport nuk është ende e qartë.
Sulmohet anija e tretë e mallrave në Ngushticën e Hormuzit
Një anije e tretë mallrash është goditur nga një “predhë e panjohur”, raportoi Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).
Në orën 02:05 GMT u raportua se anija ishte goditur 93 km (50 milje detare) në veriperëndim të Dubait, me ekuipazhin që raportoi se ishte “i sigurt dhe mirë” dhe pa ndikim në mjedis.
UKTMO raportoi më parë të mërkurën se një anije është goditur në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe një anije tjetër po evakuohej pas një sulmi në veri të Omanit.
Media: Irani synon bazat amerikane! Ky është operacioni më i madh që nga fillimi i luftës
Foto e një rakete iraniane
Irani ka nisur sulme me raketa kundër bazave amerikane në Al Udeid në Katar, Kampin Arifjan në Kuvajt dhe Harir në Irak, sipas një deklarate nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike në X,
Sipas kësaj deklarate të cituar nga BBC ky operacion synonte gjithashtu Flotën e Pestë Detare të SHBA-së në rajon.
Në postim ata theksojnë se ky është operacioni më shkatërrues dhe më i rëndë që nga fillimi i luftës.
Lufta në Lindjen e Mesme, trafiku detar përgjatë Ngushticës së Hormuzit në kaos
a satelitët tregon fluksin intensiv të cisternave të naftës dhe anijeve të mallrave midis të hënës, 9 mars dhe të martës, 10 mars, duke nxjerrë në pah vonesat dhe devijimet përgjatë një prej rrugëve më të rëndësishme të energjisë në botë.
Të martën, shefi i sigurisë iraniane, Ali Larijani, parlajmëroi : Ngushtica do të jetë një portë drejt paqes dhe prosperitetit për të gjithë, ose do të bëhet një ngushticë disfate dhe vuajtjesh për ushtarët”.
Përafërsisht 20% e naftës botërore, ekuivalente me 21 milionë fuçi në ditë, kalon nëpër Hormuz: çdo paqëndrueshmëri në zonë ka pasoja të menjëhershme në tregjet globale. Imazhet u siguruan nga MarineTraffic, një kompani e specializuar në monitorimin dhe analizimin e lëvizjeve detare.
Kompania raportoi ndërhyrje në sistemet e navigimit satelitor në brigjet e Ras Al-Khaimah: një anomali që i bënte anijet të dukeshin sikur po shkonin drejt Ngushticës, edhe pse ato në të vërtetë po ndiqnin rrugë të ndryshme.
Anije e mallrave goditet me predhë në Ngushticën e Hormuzit, nuk ka viktima
Një anije mallrash u godit nga një predhë në Ngushticën e Hormuzit, duke shkaktuar zjarr dhe duke detyruar ekuipazhin të evakuohej, tha Agjencia e Operacioneve Detare Tregtare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).
“Një anije mallrash është raportuar se është goditur nga një predhë e panjohur në Ngushticën e Hormuzit, duke shkaktuar zjarr në bord.
Anija e mallrave, e cila ishte 11 milje detare në veri të Omanit, “ka kërkuar ndihmë dhe ekuipazhi është në proces të evakuimit të anijes”, tha UKMTO.