Partizani i vajzave ka mposhtur Gramshin me rezultatin 0-1 në stadiumin e Vorës. Kjo ishte fitorja e dytë me rezultat minimal për të kuqet ndaj Gramshit, në fazën e Final Four.
Kështu Partizani bëhet finalisti i parë për titullin kampion në futbollin e vajzave. Skuadra tjetër do të zgjidhet nga çifti Vllaznia-Apolonia, pasi sfida e parë mes tyre është mbyllur me barazim.
Skuadra e Partizanit fitoi me golin e Mikaela Metallës, që shënoi në minutën e 42-të të pjesës së parë. 45 minutat e dyta sollën tension, ndërsa gjyqtarja Emanuela Rusta nxori 3 kartonë të kuq.
Nga Gramshi u largua Fleta Musaj, ndërsa Partizanit do i mungojnë në finalen e madhe Anisa Kotarja dhe Marinela Mema. Kështu skuadra e Aurora Seranajt duhet të përballojë mungesat në finale.
Për ekipin e Gramshit, të drejtuar nga Rrahman Hallaçi, ishte një surprizë ky eliminim. Kjo pasi kampionatin e rregullt e mbyllën në vendin e dytë, ndërsa Partizani në atë të katërt. Dhe pse në fund tentuan të befasonin duke barazuar, goli i Gramshit u anulua pas rishikimit me VAR.
Goli i anuluar i Gramshit pas rishikimit me VAR: (VIDEO)