7-vjeçarja ndërroi mbrëmë jetë në Spitalin e Tetovës në rrethana të paqarta. Familja e 7-vjeçares thonë se vajzën e kanë dërguar në spital dje dhe se e njëjta ka pranuar disa infuzione. Gjatë trajtimit, u kërkua ndihmë nga Departamenti i Otorinolaringologjisë (ORL) për aspirimin e sekrecioneve nga zgavra orale. Fatkeqësisht, gjatë ndërhyrjes, vajza nuk tregoi shenja reagimi, pas së cilës u transferua menjëherë në Departamentin e Anestezisë, Reanimacionit dhe Kujdesit Intensiv. Pavarësisht përpjekjeve maksimale për reanimacion, ekipi mjekësor nuk arriti ta shpëtonte. Familja e ka varrosur vajzën përderisa Prokuroria kërkon obduksion, shkruan Portalb.mk.
Vdekja e pacientes 7-vjeçare në Spitalin e Tetovës, ka ngjallur reagim në opinion dhe me këtë rast është deklaruar edhe drejtori i Spitalit Erzen Elezi, i cili tha se pacientja ka marrë terapi të jashtëligjshme në ambulancë private dhe iu bëri thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa rigoroze ndaj këtyre mjekëve. Ai shtoi se pacientja ka ardhur me dhimbje të muskulaturës dhe është bartur prindi, pra se nuk ka mundur të ecë.
“Të gjithë pacientët na vinë në Spitalin Klinik të Tetovës duke marrë terapi të jashtëligjshme nga ana e mjekëve të përgjithshëm nëpër ambulanca private, këtu kemi të bëjmë me diçka të jashtëligjshme, apeloj deri te Inspektorati i Punës, deri te MSH dhe Fondi Shëndetësor, që të merren masa rigoroze ndaj këtyre mjekëve. Po, ka qenë te mjeku amë dhe ka pranuar terapi intravenoze, e cila është e jashtëligjshme”, tha Elezi.
Elezi tha se pacientja nën shoqërimin e mjekut dhe infermieres nga Pediatria, është dërguar në Repartin e ORL-së, ndërsa më pas në Repartin e Anestezionit, për reanimacion, ku edhe ka ndërruar jetë.
“Gjatë terapisë pacientja nuk ka mundur të gëlltit, dhe sërish i është bërë analiza dhe kontroll. Pastaj pacientja është dërguar në repartin e ORL-së për t’ia larguar sekretin e gojës dhe pacientja nuk ka treguar shenja të lëvizshmërisë. Në momentin që mjeku i ORL-së e ka vërejtur se nuk ka reagim e ka thirrur mjekun anesteziolog dhe i kanë bërë reanimim, por në këtë rast pacientja ka ndërruar jetë. Tani jemi në procedurë të rregullt, a ka qenë me shenja vitale në anestezi, apo nuk ka qenë me shenja vitale në anestezi. Tani nuk jemi të sigurt në atë, edhe pse deklarata e anesteziologut është se ka ardhur me shenja jo vitale”, theksoi Elezi.
Drejtori Elezi bëri të ditur se familja e ka marrë trupin e pajetë të vajzës dhe nuk ka pranuar që të bëhet autopsi.
Nga ana tjetër Prokuroria informoi se ka kërkuar të bëhet autopsi e trupit të vajzës.
“Prokurori Publik u njoftua nga Prokuroria Publike e Tetovës menjëherë pas ngjarjes se kishte ndodhur një incident me dëmtim të pronës së spitalit. Pas përcaktimit të shkakut të incidentit, prokurori menjëherë lëshoi urdhër me gojë dje, dhe sot në mëngjes urdhër me shkrim për autopsi të trupit të vajzës së ndjerë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
7-vjeçarja ndërroi mbrëmë jetë në Spitalin e Tetovës në rrethana të paqarta. Familja e 7-vjeçares thonë se vajzën e kanë dërguar në spital dje dhe se e njëjta ka pranuar disa infuzione. Gjatë trajtimit, u kërkua ndihmë nga Departamenti i Otorinolaringologjisë (ORL) për aspirimin e sekrecioneve nga zgavra orale. Fatkeqësisht, gjatë ndërhyrjes, vajza nuk tregoi shenja reagimi, pas së cilës u transferua menjëherë në Departamentin e Anestezisë, Reanimacionit dhe Kujdesit Intensiv. Pavarësisht përpjekjeve maksimale për reanimacion, ekipi mjekësor nuk arriti ta shpëtonte. Familja e ka varrosur vajzën përderisa Prokuroria kërkon obduksion, shkruan Portalb.mk
Spitali Klinik i Tetovës tha se është gati të bashkëpunojë plotësisht me institucionet kompetente për të hedhur dritë mbi rastin.