14
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka treguar se për Kosovën është folur në samitin e Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s.
Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se në samit u tha që të ketë vigjilencë të shtuar në Kosovë.
“Teksa aleanca përgatitet për Samitin e Hagës, punimet e sotme në Bruksel shtruan rrugën e një konsensusi të gjerë për rritje të shpenzimeve në mbrojtje dhe Siguri me fokus rritjen e prodhimit vendas, gatishmëri operacionale dhe investimet në infrastrukturë kritike”
“Me rendësi vëmendja e Aleancës ndaj kërcënimeve në Evropën Jug-Lindore dhe vigjilencë e shtuar në Kosovë. U theksua nevoja për shpejtësi dhe kohezion në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse në përgjigje të kërcënimeve në Lindje dhe sfidave të reja hibride”, ka thënë Vengu.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com