Klubi i Tiranës ka bërë lëvizjen e radhës për të përforcuar ekipin e volejbollit për femra. Skuadrës bardheblu në këtë sezon i është bashkuar edhe një rekordmene e Librit Guinness, kanadezja Alisa Trubyuk.
“Lojtare me origjinë nga Kanadaja, Alisa luan në pozicionin diagonaliste dhe ka një eksperiencë të mëparshme edhe me ekipin e Teutës në kampionatin shqiptar. Me ardhjen e saj, skuadra synon të forcojë edhe më shumë rrugëtimin drejt objektivave madhorë të klubit – mbrojtjen e titullit kampion dhe fitimin e trofeve të tjerë”, shkruhej në njoftimin e Tiranës për sportisten më të re të klubit.
Por Alisa nuk e ka vendosur emrin e saj në Librin e Rekordeve të Guinness falë volejbollit.
Në fakt, kanadezja ka bërë histori në majin e vitit të kaluar, duke u bërë gruaja më e shpejtë në botë që ka tërhequr 100 metra litar, pasi regjistroi kohën 39,5 sekonda.
SHIH VIDEON