Partizani ka siguruar fitoren e tretë radhazi në Superiore, duke vazhduar ndjekjen e katërshes së parë, falë suksesit 2-1 ndaj Flamurtarit në një ndeshje mjaft argëtuese në “Arenën e Demave”.Vlonjatët kërkuan më shumë golin në start dhe humbën raste të arta, por ishte Partizani që gjeti avantazhin me Isgandarli për të mbyllur përpara pjesën e parë të ndeshjes.
Ritmi ishte më i ulët në të dytën sa i përket rasteve para portës dhe për të tundur rrjetën u desh ndërhyrja e VAR-it, me gjyqtarin Grimci i cili akordoi penallti në favor të vlonjatëve. Ata barazuan me Markun, por pak minuta më vonë, skena u përsërit, këtë herë në favor të skuadrës tjetër, me kryesorin që anashkaloi një kontakt në zonë e VAR-in që e korrigjoi, duke u dhënë një penallti për vendasit.
Skuka nuk gaboi dhe sigloi suksesin 2-1 të Partizanit, që sheh mëse konkrete mundësinë e katërshes së parë, ndërsa Flamurtari mbetet i zhytur në zonën e ftohtë të klasifikimit, duke rrezikuar mbijetesën në elitë.
PARTIZANI-FLAMURTARI 2-1
33′ Isgandarli, 85′ (p) Skuka / 70′ (p) H. Marku
NGJARJET KRYESORE
90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Partizanit.
90’+5’ Skuka shfaqet para portës por ndalet nga Aleksovski.
90’+4’ Gudjufi ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.
90’ Jepen 6 minuta shtesë.
89’ Burar merr vendin e H. Markut në radhët e Flamurtarit.
85’ GOOOL PARTIZANI! Shënon Skuka me penallti. (VIDEO)
80’-83’ Protesta të Partizanit për një kontakt mes Skuadrones dhe Skukës në zonën e Flamurtarit, Gjyqtari lë lojën të vazhdojë por më pas ftohet të shohë përsëri pamjet në VAR dhe ndërron mendje duke dhënë penallti dhe duke ndëshkuar mbrojtësin me të verdhë. (VIDEO) (VIDEO)
76’ Todoroski ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Isgandarli.
74’ Harkim në zonë i Atanaskoskit, Mehmeti me kokë gjuan lehtë në duart e portierit.
74’ Telushi i dëmtuar i lë vendin në fushë Jankut në radhët e Flamurtarit.
72’ Kontreras merr vendin e Shanajt në radhët e Partizanit.
70’ GOOOL FLAMURTARI! Shënon Herald Marku me penallti. (VIDEO)
65’-68’ Në një goditje këndi për Flamurtarin, Maksuti rrëzohet pas një mbajtje nga fanella të Mehmetit. Gjyqtari i cili është vetëm pak hapa larg, nuk sinjalizon asgjë, por me ndaljen e lojës, ftohet të shohë pamjet me VAR. Kryesori Grimci ndryshon mendje dhe jep penallti, si dhe të verdhë për Mehmetin. (VIDEO)
61’ Skuka dhe Gudjufi marrin vendin e Tomës dhe Buxhelajt në radhët e Partizanit.
59’ Zbritje radhazi të shpejta të Hjumën, por mungon pasimi i fundit i saktë për sulmin.
56’ Mehmeti merr vendin e Jata të dëmtuar në radhët e Partizanit.
52’ Oshafi shfaqet në të djathtën, lëshon një gjuajtje në shtyllën e parë ku Qirko kontrollon. (VIDEO)
50’ Herald Marku lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, topi ndalet në traversën e portës së Qirkos. (VIDEO)
46’ Hjumën shfaqet menjëherë rrezikshëm në zonë me një gjuajtje që ndalet nga Aleksovski i vëmendshëm. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime të tjera mes skuadrave.
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Partizanit.
45’ Jepen 3 minuta shtesë.
37’ Tjetër zbritje e shpejtë e Partizanit, me Hjumën e Buxhelajn të cilët kombinojnë mirë, por në fund mbrojtja e Flamurtarit largon rrezikun. (VIDEO)
33’ GOOOL PARTIZANI! Një aksion i shpejtë i të kuqve me Tomën i cili nxjerr Isgandarli në të majtën i të vetëm ku nuk e ka të vështirë të mposhtë portierin. (VIDEO)
31’ Hjumën provon nga jashtë zonës, Alekskovski jo pa vështirësi largon sferën. (VIDEO)
24’ Murataj gjen Maksutin në zonë, me sulmuesin i cili gjuan por përsëri nuk gjen portën e të kuqve nga e majta. (VIDEO)
23’ Todoroski nga e djathta harkon për Maksutin i cili gjuan me kokë, pa gjetur portën. (VIDEO)
20’ Harkim nga e majta e sulmit të Partizanit, Buxhelaj gjuan menjëherë por Aleksovski pret topin. (VIDEO)
20’ Oshafi gjuan jashtë nga një pozicion i favorshëm, edhe pse ka një prekje topi me dorë në zonë nga futbollisti i Partizanit. Gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)
18’ Rast i pabesueshëm për vlonjatët pas një gabimi të Qirkos që u dhuron topin në zonë. Nunjez me portën bosh gjuan sferën jashtë. (VIDEO)
15’ Në fushë është Telushi në vend të Çantakias në radhët e Flamurtarit.
14’ Maksuti rrëzohet në zonë pas një kontakti, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.
13’ Një harkim në zonë gjen Buxhelajn në të djathtën, gjuajtja me kokë e tij është e lehtë për portierin.
11’ Dëmtim i Çantakias pas një përplasje me Tomën, kërkohet ndërhyrja e mjekëve. (VIDEO)
8’ Aksion i gjatë i Partizanit nga e majta, Jata nuk ia del të gjuajë edhe pse merr një pasim të mirë në zonë.
1’ Menjëherë shfaqet rrezikshëm Isgandarli në zonë, por sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
1’ Nis dueli në “Arena e Demave”.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko; Buxhelaj, A. Marku, Bytyçi, Sembene, Atanaskoski, Shanaj, Jata, Hjumen, Isgandarli, Toma,
TRAJNER: Oltijon Kërnaja
FLAMURTARI: Aleksovski, Skuadrone, Murataj, Veiga, Trashi, Oshafi, H. Marku, Nunesh, Todoroski, Çantakias, Maksuti
TRAJNER: Françesko Moriero