Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, kanë ushtruar kontrolle me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të shmangies së detyrimeve tatimore.
Si rezultat i kontrolleve, u goditën 5 raste të informalitetit ku u proceduan penalisht 6 shtetas, konkretisht:
-E. G., 40 vjeç, dhe T. G., 41 vjeç, banues në Kukës, pasi në lagjen nr. 6, qyteti Kukës, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin (lavazh) në një objekt të marrë me qira, pa kontratë qiraje dhe të paregjistruar në organet përkatëse;
-A. C., banues në Kukës, pasi në lagjen nr. 3, qyteti Kukës, u konstatua se ushtronte aktivitet (lavazh), pa pasur dokumentacionin përkatës (kasë fiskale);
-S. C., 49 vjeç, banues në Kukës, pasi nuk kishte regjistruar biznesin që ushtronte (lavazh) dhe kishte punësuar një shtetas pa kontratë punësimi;
-L. Sh., 36 vjeç, banues në Kukës, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e tij pa kasë fiskale, si dhe kishte punësuar një shtetas të paregjistruar;
-D. C., 41 vjeç, banues në Kukës, pasi në lagjen nr. 6 ushtronte aktivitetin (lavazh), pa kasë fiskale dhe pa e regjistruar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”
8