Analisti politik, Viktor Buzhala ia ka numëruar skandalet ministres në detyrë, Artane Rizvanolli, e cila shpërndau një postim kundër mediave.
Buzhala ka shkruar se Rizvanolli me 200 mijë euro në llogari e me shefe të kabinetit që ka interesa në energji elektrike, ka qenë ministre që për katër vjet nuk i ka siguruar Kosovës asnjëmegavat energji.
“Qekjo eshte nje ministre e paafte, me 200 mije euro ne konto, me nje shefe kabineti qe ka interesa ne energji edhe kah ana e babes, edhe kah burri, nje ministre qe per me teper se 4 vjet nuk ia shtoi Kosoves asnje megavate ore energji, por perdori metoda qe rriten varesine nga importi e varesia nga importi rriti cmimet. Ah, po, kjo eshte nje ministre gjate kohes te se ciles u rrit familjarizmi skajshem edhe ne udheheqje te KOSTT’it, edhe ne udheheqje te KEK’ut. E ajo ne vend me dhane llogari, moralizon”, ka shkruar Buzhala.
“Nderkohe, e pranon qe nuk e ka percjelle asnjehere debatin ma te shikuar politik ne vend. E qysh pranon me kane ministre ne nje sektor kyç kur nuk i intereson as politika kosovare?”, ka pyetur analisti Buzhala.