28
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Procesi i numërimit të votave do të ndërpritet sot në ora 12:00 dhe do të rifillojë më 1 janar në ora 16:00, sipas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ky orar është përcaktuar disa ditë më parë, në kuadër të organizimit të punës gjatë ndërrimit të viteve, duke paraparë një pauzë të shkurtër për festat e fundvitit.
Konkretisht, KQZ-ja ka vendosur që më 31 dhjetor numërimi të vazhdojë deri në mesditë, për t’u pezulluar për pjesën tjetër të ditës, ndërsa procesi do të rinisë pasditen e 1 janarit
Pavarësisht ndërprerjes së përkohshme, nga KQZ-ja kanë bërë të ditur se procesi do të vazhdojë sipas planit të parashikuar, duke garantuar transparencë dhe rregullsi në numërimin e votave.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com