Këshilli i Ministrave ka emëruar Erlind Sulon zëvendësministër të Infrastrukturës dhe Energjisë. Po ashtu Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra dy Prefektët e Qarkut të Durrësit dhe Korçës.
Në Durrës ikën prefekti Emiljan Jani dhe në vend të tij qeveria ka emëruar Adrian Gurra. Ndërkohë, në Korçë është liruar nga detyra Prefekti Nertil Jole dhe në vend të tij emërohet Florinda Zegullaj.
Në VKM është pasqyruar edhe lirimi nga detyra i kryeinspektorit të përgjithshëm Shkëlqim Hajdari, i cili dha dorëheqjen pak ditë më pare, si edhe lirimi nga detyra i drejtorit të Bibliotekës Kombëtare.
Në vijim vendimet përkatëse:
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Erlind Sulo emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
V E N D I M
PËR
LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, lirohet nga kjo detyrë.
2. Ngarkohet Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DURRËSIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Adrian Gurra emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KORÇËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Nertil Jole, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.
2. Znj. Florinda Zegullaj emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIMIN NGA DETYRA TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM TË INSPEKTORATIT TË PËRGJITHSHËM
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 15, të ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Shkëlqim Hajdari, inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.