Me 16 pikë pas javës së shtatë, Vllaznia ngjitet për momentin në vendin e parë të Superligës. Sot në orën 17:00 luhen Tirana – Teuta dhe Egnatia – Dinamo.
Vllaznia fiton 0-1 kundër Bylisit me një autogol, shkodranët ngjiten në krye të Superligës! Ndeshja në Ballsh mbyllet mes tensionitVllaznia feston fitoren 0-1 kundër Bylisit në ‘Adush Muça’ të Ballshit
Vllaznia ia doli të sigurojë fitoren e tretë radhazi në Superligë, kjo mes tensionit në Ballsh. Në stadiumin ‘Adush Muça’, shkodranët fituan 0-1 kundër vendasve të Bylisit. Duhej autogoli i Peraltas në minutën e 83-të që miqtë të merrnin kreun e renditjes.
Ndeshja u karakterizua nga ndërhyrja e VAR, me arbitrin që si fillim anuloi një gol të Vllaznisë dhe më pas një penallti të Bylisit. Duhej minuta e 83-të kur Peralta pa dashje do e dërgonte sferën në rrjetën e tij.
Minuta e gjashtë shtesë ishte dramatike, me Abdullain që barazoi shifrat për 1-1. Festa në stadium ‘u ngri’ nga VAR, pasi kryesori Daniel Vrapi u thirr në apel dhe pas rishikimit të aksionit fërshëlleu për një faull në favor të Vllaznisë.
Në fund goli u anulua dhe Vllaznia siguroi tri pikë me vlerë në një fushë shumë të vështirë. Me 16 pikë Vllaznia mban kreun e Superligës, tre më shumë se Egnatia që luan sot në 17:00 në shtëpi kundër Dinamos.
Renditja e Superligës