Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 5 milionë euro, të cilat dyshohet se janë përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara.
Hetimet, të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 373 të vitit 2023, kanë nisur pas kallëzimit të një shtetasi me inicialet K.M., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në ngarkim të personit nën hetim K.B.
Nga hetimet rezulton se ky shtetas ka përfituar në mënyrë të dyshuar të paligjshme prona bujqësore, përfshirë një tokë arë me sipërfaqe 1600 m² dhe një ullishte prej 1900 m², duke përdorur dokumente të falsifikuara.
Në vijim të kërkesës së prokurorisë, janë vendosur nën sekuestro këto pasuri: një pronë e llojit “arë” me sipërfaqe 1600 m² në Vlorë, si dhe një ullishte prej 1900 m², të cilat figurojnë në pronësi të disa shtetasve të identifikuar me inicialet H.B., I.B., K.B. dhe S.B.