Voton Spiropali: Sot është dita e qytetarëve! Rama: Shqiptarët përcaktojnë të ardhmen e tyre
Kryetarja e Kuvendit,Elisa Spiropali, pasi votoi në qendrën e votimit te Parku Olimpik, bëri thirrje për të ushtruar të drejtën e votës.
“Sot është dita e qytetarëve shqiptarë, e shtetit, e kombit dhe Shqipërisë. Iu bëj thirrje të gjithëve që të votojnë sot me qytetari ashtu siç është zhvilluar fushata zgjedhore. Të tregojmë se jemi evropianë në mendje, zemër, ideale dhe standarte. Sa më shumë të votojnë për Shqipërinë, aq më shumë përgjegjësi qytetare tregojmë dhe aq më e mirë do të jetë e ardhmja jonë.”, tha Spiropali.
Zgjedhjet/ Voton kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako
Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka votuar për zgjedhjet parlamentare.
Zgjedhjet/ Voton kryebashkiaku Dredha, u kërkon qytetarëve të dalin sa më herët në votime për shkak të Giro d’Italia
Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha ka votuar mëngjesin e sotëm në Qendrën e Votimit nr.4471.
Dredha u bëri thirrje qytetarëve të dalin sa më herët në votime, pasi në Vlorë do të zhvillohet sot edhe eventi sportiv Giro d’Italia, dhe disa akse do të bllokohen për këtë arsye.
I pyetur se a do të shtyhet orari i votimit pas kërkesës drejtuar KQZ për shkak të Giro d’Italia, Dredha tha se kjo kërkesë është refuzuar dhe qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00.
Zgjedhjet/ Voton Spiropali: Sot është dita e qytetarëve! Të tregohemi se jemi evropianë me mendje dhe standarte
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka votuar në qendrën e votimit në Parkun Olimpik për zgjedhjet e 11 majit. Në një prononcim për mediat, Spiropali iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë.