Tirana u trondit këtë të hënë nga vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit në një proces për prona. Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, u qëllua me 3 plumba nga Elvis Shkambi 30 vjeç, sapo gjyqtari mori vendim kundër xhaxhait të tij. Autori qëlloi me armë edhe ndaj palës kundërshtare, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj. Pas krimit, i riu iu dorëzua patrullës së policisë në dalje të gjykatës. Hetimin e merr në dorë SPAK, bashkë me misterin se si u thye siguria e gjykatës duke u futur brenda një person i armatosur.
***
Rreth orës 15:40 kur sapo në sallë u shpall vendimi kundër xhaxhait të tij, Elvis Shkambi 30 vjeç nga Shkodra nxori një armë të cilën e kishte pasur me vete gjatë gjithë seancës të nisur prej orës 14:00 në Gjykatën e Apelit.
E mbushi me plumba dhe goditi gjyqtarin 60-vjeçar, Astrit Kalaja, në sallë. 2 plumba e kapën në gjoks dhe 1 në bark. Plagët e shkaktuara nuk lanë asnjë hapësirë për mjekët që të mund të ndërhynin. Ai humbi jetën rrugës për në spital.
Me të njëjtën armë, Elvis Shkambi qëlloi edhe ndaj 2 personave nga pala kundërshtare që ka bërë edhe padinë në Apel, babë e bir, Ragip Kurtaj 65 vjeç dhe Ervis Kurta, 45 vjeç.
Të dy ndodhen jashtë rrezikut në Spitalin e Traumës. Babai me plagë të lehta në kraharor dhe këmbë. Djali me plagë të lehta në dorë.
30-vjeçari nga Shkodra, brenda sallës së gjyqit i vendosi pistoletën në kokë edhe sekretares së seancës, por nuk e qëlloi. Armën e krimitia dorëzoirojës së sigurisë së gjykatës.
Doli te dera e Gjykatës së Apelit, dhe iu dorëzua patrullës së policisë duke pranuar autorësinë: Unë jam autori.
Autori ishte në sallën e gjyqit duke ndjekur seancën për një pronë në Shkodër, ku palë e tretë e interesuar, ishte xhaxhai i tij i pranishëm në sallë, Gjon Shkambi, i cili e pretendonte atë prej shumë vitesh.
Ai e mbante armën pranë vetes. Sapo gjyqtari Astrit Kalaja mori vendim në favor të paditësve dhe jo xhaxhait të tij, e përdori kundër tij.
Elvis Shkambi ndodhet i shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës bashkë me personat që ishin në procesin gjyqësor, punonjës të gjykatës, përfshirë dhe rojën e sigurisë.
Këtu, lindin edhe pikëpyetjet e mëdha të masave të sigurisë në gjykatë, se si hyri brenda Gjykatës së Apelit në sallë gjyqi një person i armatosur.
30-vjeçari Elvis Shkambi u fut në gjykatë nga dera ku hyjnë qytetarët, të cilët kalojnë përmes një detektori, i njëjtë si në aeroporte. E paqartë ende se si pajisja nuk ka lëshuar sinjal për praninë e një arme dhe plumbat në xhep.
Nga Policia e Shtetit saktësohet se efektivët e tyre nuk kanë lidhje me këtë pajisje sigurie detektimi. Edhe burime nga Policia e Burgjeve thonë se nuk janë efektivë të tyre te skaneri. Siguria në gjykatë është e policisë private, por se e kujt është përgjegjësia, kjo pritet të zbardhet në vijim.
Dy prokurorë të SPAK, Adnand Xholi dhe Vladimir Mara, shkuan edhe në ambientet e Gjykatës së Apelit për të parë nga afër vendngjarjen. Megjithatë, hetimin deri më tani e ka në dorë Prokuroria e Tiranës.
Trupi i pajetë i gjyqtarit, Astrit Kalaja u dërgua në morgun e Tiranës, aty ku do t’i nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.
Dështim i masave të sigurisë
31-vjeçari Shkambi ka pranuar tashmë autorësinë e krimit, ndërsa mbetet e paqartë se si arriti që të futej brenda në sallë i armatosur, duke ngritur kështu alarmin për një dështim të masave të sigurisë në një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ruhet nga polici private dhe jo nga Policia e Shtetit. Burimet i thanë Report Tv dhe Shqiptarja.com se dyshohet se nuk kanë funksionuar detektorët metalikë, duke mos kapur armën, që tashmë është sekuestruar nga policia. Para një viti në një nga proceset gjyqësore, pala humbëse kërcënoi me jetë trupën e gjykatësve. Çështja i kaloi organeve të drejtësisë dhe policia premtoi forcim të masave të sigurisë, por pa bërë asgjë konkrete.
Sherri për pronën, motiv i vrasjes
Objekt i vrasjes dhe konfliktit është godina e ish-Shkollës së Rezervave në lagjen “Skanderbeg”. Në këtë ndërtesë janë strehuar 31 familje që në vitin 1992. Por në vitin 2012, Gjon Shkambi shfaqi pretendime për pronën me argumentin se është pasuri e trashëguar brezë pas brezi.
Siç rezulton, 31 familjet u strehuan në këtë godinë 33 vite më parë nga Bashkia e Shkodrës. Por banorët thonë se Gjon Shkambi që pretendon pronësinë mbi ndërtesën, ka dokumente false.
Çështja u komplikua në vitin 2012, kur Bashkia e Shkodrës firmosi shitjen e godinës te Gjon Shkami. Sipas banorëve, kryebashkiaku i Shkodrës në atë kohë, Lorenc Luka, i dha Gjon Shkambit dokument privatizimi pa vendim të këshillit bashkiak.
Në vitin 2020, 31 familjet u përplasën për herë të parë me zyrën private të përmbarimit. Që atëherë, çështja është zvarritur në dyert e institucioneve dhe të drejtësisë. Banorët e akuzuan Gjon Shkambin se ka dokumente false.
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, autori i vendosi pistoletën në kokë edhe sekretares së seancës, nuk e qëlloi

Vrasja e gjyqtarit/ Flasin familjet pjesë konfliktit të pronësisë në Shkodër: Pala tjetër i ka humbur gjyqet, ish-kryebashkiaku dhe shteti janë fajtorët
Njëri prej tyre tha se disa kohë më parë, Gjon Shkambi, xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit, Elvis Shkambi, ju kishte shkuar me armë dhe policia nuk e arrestoi apo të merrte ndonjë masë tjetër.
Për situatën e krijuar, ky banor për fajtor ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Lorenc Luka, për të cilin thotë se kishte lëshuar dokument privatizimi për objektin pa vendim të këshillit bashkiak.
“Ngushëllime familjes, na ka ardhur shumë keq. Këto punë i ka bërë Lorenc Luka se i ka lëshuar vërtetim që jemi dakord të privatizohet pa vendim të këshillit të bashkisë. E ka vrarë Lorenc Luka, nuk e ka vrarë shteti, as Shkambi, e ka vrarë Lorenc Luka. Kemi bërë një gjyq, e kemi fituar, e ka kthyer Gjykata e Apelit. Ka ardhur Apeli i Vlorës e kanë gjykuar në Shkodër, jo Apeli i Shkodrës, edhe ja kanë kthyer detyrat për falsifikim dokumentesh se nuk kishte pronë dhe nuk kishte vendimin e Këshillit të Bashkisë. Kur zhvillohej gjyqi në Shkallë të Parë, e pa se po humbiste gjyqin edhe pushoi çështjen. Tani Gjon Shkambi ka ardhur vjet këtu i armatosur, ka ardhur policia, i kemi thënë e ka armën në makinë, edhe nuk e ka ‘çarë kokën’ policia të shkojë të arrestojë. Fajin e ka shteti. Nuk kanë kurrëfarë prone se e kemi marrë tokën nga Agjencia Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë, që Gjon Shkambi nuk ka pronë në Shkodër. Edhe është në vendim të gjykatës atje. I kanë humbur të gjitha gjyqet se nuk kanë dokumente, vetëm kanë bërë falsifikime e manipulime. Se po të kishte dokument, do ta gëzonte”.
Edhe një qytetar tjetër, banor në këtë godinë, shprehet Bashkia e Shkodrës ia kishte shitur objektin Gjon Shkambit, pasi i kishte strehuar 31 familjet. Ai bën fajtor shtetin për situatën e krijuar, teksa thekson se prej 33 vitesh janë në proces gjyqësore.
“Edhe kemi qëndruar, ka ardhur Gjon Shkambi në 2012: është ndërtesa ime, është shtëpia ime. Na ka futur nëpër gjyqe. Kemi investuar sa kemi mundur në të, kemi harxhuar para. Tani e prej kohësh na ka bërë presion është shtëpia ime, duan shtëpinë. Kemi qëndruar në tension prej 33 vitesh, fajin na e ka shteti. Bashkia që na e ka dhënë neve ka shkuar dhe ia ka shitur dhe atij. Asnjë nuk na e ka fajin vetëm bashkia. Neve na ka strehuar në të atij pastaj ia ka shitur. Të gjitha fajet i ka shteti, më zi nuk ka ku të shkojë, se për gjithë këto shtëpia nuk është dashur të vritet gjyqtari. Më parë kishim dalë në rrugë të madhe se sa të vrasësh gjyqtarin. Më mirë të na vriste ne sesa të vriste gjyqtarin pa faj. Shteti na e ka dhënë neve, shteti ia ka dhënë atij, të gjitha fajet i ka shteti”.
Kryetar i Bashkië në Shkodër në vitin 2012 kur u firmos kontrata e shitjes se godinës, ishte Lorenc Luka.
Në vendimin e sotëm të Apelit, Elvis Shkambi vrau me armë gjyqtarin Astrit Kalaja, duke e qëlluar me 3 plumba, ndërsa plagosi edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët janë pala tjetër e procesit, si një nga 31 familjet.
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Kjo është godina në Shkodër për të cilën ka lindur konflikti
Godina e ish-Shkollës së Rezervave në Shkodër është burimi i konfliktit mes disa palëve që çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë dhe plagosjes së dy të tjerëve.Report Tv ka siguruar pamjet e kësaj godine në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës.
Në këtë godinë strehohen 31 familje. Ndërsa familja Shkambi pretendon pronësinë e të gjithë godinës.
Në vitin 1992, 31 familjet familje me vendim të Bashkisë së Shkodrës u vendosën në godinën e ish-Shkollës së Rezervave të ndërtimit. Banorët pretendojnë se prona është ende shtetërore dhe se dokumentet e Gjon Shkambit janë të falsifikuara.
Ndërsa familja Shkambi kërkon të nxirren jashtë 31 familjet.
Në gjyqin e sotëm, Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm dha vendim jo në favor të autorit dhe familjes së tij.
Detaje/ Gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me 3 plumba

Në këtë moment, Elvis Shkambi 30 vjeç qëlloi me armë në drejtim të gjyqtarit Kalaja duke e lënë të vrarë.
Me 3 plumba u qëllua gjyqtari, 2 në kraharor dhe 1 në bark.
Astrit Kalaja ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës, ku dhe u konstatua vdekja e tij.
‘Jam unë autori’, pas vrasjes së gjyqtarit, i riu i la pistoletën në dorë rojës së sigurisë së gjykatës
Autori Elvis Shkambi ka qenë brenda në sallë në seancën gjyqësore që ka nisur rreth orës 14:00, ku vetë ai ishte palë në një gjyq për çështje pronash.
Gjyqtari ka dhënë vendim në favor të të plagosurve, dhe jo të tij. Pas përfundimit të vendimit gjyqtari është qëlluar nga autori. Ky i fundit menjëherë armën ia ka dhënë rojës së sigurisë së gjykatës. Pas kësaj ai ka dalë te dera e gjykatës ku i ka thënë patrullës së policisë që unë jam autori.
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, autori pranon krimin

“Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykas sekuestrohet arma e krimittës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen”, njoftoi sot policia.
Sherri për pronën në Shkodër çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Apelin e Tiranës (VIDEO)
Në këtë ndërtesë, ish-shkolla e rezervave të ndërtimit, jetojnë 31 familje, por prej vitesh, pronësinë e saj e ka pretenduar Gjon Shkambi, xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit në sallën e gjyqit.
Banorët që jetojnë në atë ndërtesë dhe janë në konflikt disa vjeçar me Gjon Shkambin, për plumbat ndaj gjyqtarit dhe anëtarët palë në proces vënë gishtin e fajit tek shteti.
Si vrasës të gjyqtarit ata akuzojnë ish-kryebashkiakun e Shkodrës, demokratin Lorenc Luka, i cili në vitin 2012 firmosi kontratë shitje të pronës me Gjon Shkambin pa vendim të këshillit bashkiak dhe shtetit që autorizoi banorët të privatizojnë godinat e shtetit.
Familjet janë strehuar aty prej vitit 1992, derisa në 2012-ën, Gjon Shkambi që pretendonte të jetë trashëgimtar i truallit ku ishte ndërtuar objekti shtetëror, ushtroi të drejtën e parablerjes nga Ministria e Financave dhe Bashkia e Shkodrës. Në këtë vit, ai u pajis me certifikatë pronësie.
Banorët i quajti zaptues, ndërsa familjet e strehuara aty nga ana tjetër, e akuzonin Shkambin se i kishte falsifikuar dokumentet. Mes këtyre përplasjeve pa ndarë dot se kujt i përket prona, nisi një kalvar i gjatë në dyert e gjykatave.
Në 2015-ën Gjon Shkambi u njoh pronar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e cila shpalli të falsifikuara dokumentet e paraqitura nga familjet e tjera. Përmbarimi privat nuk mundi ta ekzekutojë vendimin pasi familjet refuzuan të lënë godinën, duke ngritur kundërpadi. Akuzat, Shkambi i ka pasur edhe ndaj policisë, se për shkak të lidhjes me familjet sipas tij, nuk ka mbështetur me forca përmbarimin për të ekzekutuar vendimin.
Duke besuar se janë ata pronarët, familjet e tjera e çuan çështjen në Apel, e cila në 2018-ën, e riktheu sërish në shkallë të parë me argumentin se mungonte akt ekspertimi që kishte njohur pronar Gjon Shkambin.
Që atëherë, çështja është zvarritur në dyert e institucioneve dhe të drejtësisë, me disa procese gjyqësore paralelisht në shkallë të ndryshme të gjyqësorit.
Edhe seanca e 6 tetorit me palë familjet që jetojnë në godinë, përfshirë Ragip Kurtaj i cili mbeti i plagosur në gjyq me të birin, dhe Gjon Shkambin, si palë e interesuar, ishte një nga proceset që janë ende të hapura. Këtë herë për gjoba që përmbaruesit kishin vënë ndaj familjeve që vijojnë të banojnë, në godinën e pretenduar nga familja Shkambi.
Kush janë babë e bir që u qëlluan me armë brenda sallës së gjyqit në Apelin e Tiranës
Vrasja me armë brenda Gjykatës së Apelit Tiranë, si dështuan tërësisht masat e sigurisë
Ajo që dihet deri më tani është fakti që Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ruhet nga polici private.
Siç bëhet me dije nga burimet për Shqiptarja.com, dyshohet se nuk kanë funksionuar detektorët metalikë, duke mos kapur armën, që tashmë është sekuestruar nga policia. Edhe autori është arrestuar.
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, dy prokurorë të SPAK mbërrijnë në Apelin e Tiranës
