Një lajm që po ngjall shpresë në botën mjekësore dhe tek miliona familje në mbarë globin vjen nga Japonia, ku një ekip shkencëtarësh ka bërë një hap të madh drejt trajtimit të Sindromës Down.
Studiuesit japonezë kanë njoftuar se kanë arritur të heqin kromozomin e 47-të – diçka që më parë mendohej se ishte e pamundur.
Deri më tani, testet kanë qenë të suksesshme në kushte laboratorike. Eksperimentet tek njerëzit priten së shpejti.
Procedura është kryer në qeliza njerëzore. Pasi trisomia u hoq, gjenet filluan të funksionojnë si tek individët e shëndetshëm.
Edhe sjellja e qelizave ndryshoi: aktiviteti i tyre u përmirësua, niveli i stresit u ul, dhe proceset kyçe u normalizuan, raportojnë mediat.
Megjithatë, metoda nuk mund të përdoret ende gjerësisht – ekziston rreziku i dëmtimit të kromozomeve të tjera.
Ajo është ende në fazën e studimit, por jep shpresë se teknologjitë e së ardhmes mund të trajtojnë një ditë Sindromën Down.
Në të njëjtën kohë, shkencëtarët japonezë kanë zhvilluar gjithashtu një metodë për të zbuluar vonesat në zhvillimin e fetusit përmes një analize të gjakut të nënës.