Studiuesit në Norvegji kanë zbuluar një koleksion të madh eshtrash kafshësh nga epoka e akullnajave, që tregon për një komunitet që luftonte për mbijetesë.
Janë gjetur kockat e një komuniteti të madh prej 46 kafshësh në një shpellë në Norvegji, e cila është 75 mijë vjeçare, dhe ky zbulim ofron një pasqyrë befasuese dhe të rrallë të botës arktike që ka zhdukur.
Studiuesit e kanë zbuluar dhe eksploruar vetëm së fundmi shpellën Arne Ovamgrotta, e cila ka ruajtur këtë koleksion të rëndësishëm eshtrash kafshësh për 75 mijë vjet. Ata kanë konfirmuar zbulimin e 46 llojeve të ndryshme kafshësh, gjë që tregon për ekzistencën e një komuniteti të madh që ishte bashkuar për të përballuar të ftohtin.
Mbetjet e tyre përfaqësojnë shembullin më të vjetër të një komuniteti kafshësh në Arktikun evropian gjatë këtij periudhe më të ngrohtë të epokës së akullnajave dhe ofrojnë një pamje të paprecedentë të një komuniteti që lufton – dhe përfundimisht nuk ia del – të mbijetojë përballë ndryshimeve klimatike.
Sipas një studimi të ri, autorët besojnë se kockat e sapo zbuluara do të kontribuojnë në përpjekjet e sotme për ruajtjen e natyrës duke ndihmuar në kuptimin e “qëndrueshmërisë dhe rrezikut të zhdukjes në kohën e tanishme”.
Midis mbetjeve janë gjetur kocka të arinjve polarë, fokave detare, balenave nga Grenlanda, zogjve atlantic puffin, rosave detare (gaga), patave malore dhe peshkut bakalar atlantik. Përveç kësaj, janë zbuluar edhe lëmingë (lemming me jakë), të cilët nuk ishin zbuluar më parë në Skandinavi, dhe që janë një lloj i zhdukur tashmë në Evropë.
Studiuesit kanë përcaktuar se temperaturat ishin rritur ndjeshëm para 75 mijë vjetësh, duke lejuar kafshët të arrinin deri te shpella. Eshtrat e drerëve, delfinëve të vegjël (pliskavicave) dhe peshqve të ujërave të ëmbla gjithashtu i kanë ndihmuar studiuesit të kuptojnë se lumenjtë dhe liqenet ishin rikthyer në këtë rajon.
Pamja e kësaj zone të Tokës është bërë më e qartë se kurrë më parë, pasi mbetjet më të vjetra se 10 mijë vjet janë jashtëzakonisht të rralla. Kjo periudhë e jo shumë e studiuar gjatë epokës së akullnajave u karakterizua nga shkrirja e akullit – mjaftueshëm për të mbështetur një komunitet kafshësh që përpiqej të mbijetonte.
Testimi i ADN-së tregoi se këto kafshë nuk mbijetuan kur temperaturat ranë në nivele të akullta dhe vdekjeprurëse. Shtresat e akullit u rikthyen në rajon, duke penguar çdo mundësi migrimi drejt një zone tjetër.
“Kjo thekson se si llojet e përshtatura për klimën e ftohtë e kanë të vështirë të përshtaten me ngjarje të mëdha klimatike. Po ashtu, kjo lidhet drejtpërdrejt me sfidat me të cilat përballen sot në Arktik, ndërkohë që klima po ngrohet me shpejtësi. Habitatet ku jetojnë këto kafshë sot janë shumë më të fragmentuara sesa 75 mijë vjet më parë, ndaj është edhe më e vështirë për popullatat e kafshëve të lëvizin dhe të përshtaten,” tha Dr. Sam Walker nga Universiteti i Bournemouth dhe Universiteti i Oslos.
“Është e rëndësishme të theksojmë se kjo ishte një kalim drejt një periudhe më të ftohtë, jo drejt ngrohjes siç po përballemi sot. Këto janë lloje të përshtatura për të ftohtin, kështu që nëse në të kaluarën kanë pasur vështirësi të përballen me periudha edhe më të ftohta, do ta kenë edhe më të vështirë të përshtaten me një klimë që po ngrohet,” tha profesoresha, Sanne Boessenkool.