Zbulohet manuali i planit të guerriljeve që dogji Tiranën, por edhe qytetet kryesore të Europës.
Gazetari i njohur italian, David Parenzo, ka publikuar faxmilet e planit që është gjetur në guerriljes që ka ndodhur në Milano, por që parë në detaje është e njëjta taktikë e përdorur nga të gjitha protestat vandal të kryer në të gjitha kryqytetet europiane.
Maniali është një doracak i thjeshtuar i punuar për njerëz që dinë pak e kuptojnë gjithashtu, Detyra të përcaktuara, taktikë e thjeshtë, por mbi të gjitha masa mbrojtëse ndaj sulmeve të policisë.
Të cilat i kemi parë në Tiranë shumë qartë. Nëse lexon pikat e manualit kupton që kemi të bëjmë me një organizim perfekt. Me veshje të përcaktuara, me kit mjetesh të siguruara dhe me një mënyrë lëvizjesh krejt preçize.
Janë 3 faqe A4 që përmbajnë gjithçka duhet për të kuptuar të rinjtë që do përfshihen në këtë guerrilje, së bashku edhe me skemën se ku duhet lëvizin e çfarë duhet të kryejnë.
Parë në detaje, është një doracak i vërtetë lufte, një manual taktik i veprimeve në një guerrilje urbane. Ku bëhet e ditur edhe harta e veprimit, mënyra e operimit dhe largimit.
Natyrisht ky manual është për Antifa-n në Milano, por parë në detaje me atë që ndodhi në Tiranë, gjërat ngjajnë si dy pika uji.
Këtë material e ka siguruar policia italiane dhe organet inteligjente të atij vendi. Po ka shumë gjasa që ky doracak të ekzistojë edhe në gjuhën shqipe, por që duket deri tani organet shqiptare të sigurisë nuk e kanë arritur ta kenë.
Ndërkaq, në Itali, të gjithë dhunuesit janë brenda në burg, në Shqipëri janë jashtë, madje liderit e opozitës po i mbrojnë një nga një, duke i quajtur madje edhe personazhe me certefikata sigurie. Megjithatë është interesante që të lezohen manuali për ta krahasuar me ushtrinë e vandalëve që dogjën Tiranën.