12
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Ukraina planifikon sulme të reja thellë në Rusi, ka bërë të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Ne do të vazhdojmë operacionet tona aktive në mënyrë të saktë siç edhe duhen kryer”, shtoi lideri ukrainas, transmeton Telegrafi.
“Forcat dhe burime po bëhen gati. Sulmet e reja janë planifikuar gjithashtu”, tha Zelensky në X pas një takimi me gjeneralin ukrainas Oleksandr Syrskyi.
Ndryshe ukrainasit prej muajsh po kryejnë sulme me dronë mbi rafineritë ruse të naftës – duke tentuar me këto lëvizje të ngadalësojnë avancimet e trupave të Kremlinit në Ukrainë.
Madje pothuajse çdo ditë raportohen shpërthime të fuqishme në territorin e Rusisë – duke ia vështirësuar punën trupave të Putinit për vazhdimin e pushtimit të Ukrainës.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com