26
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Dhjetë janë kandidatët që synojnë të bëhen pjesë e trupës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, duke zëvendusuar kështu Sonila Bejtjan, pasi kësaj të fundit i mbaroi mandati.
Report Tv zbulon se pranë institucionit të Presidentit të Republikës kanë shfaqur interes Naureda Llagami, Genci Gjonçaj (Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit), Jordan Daci, Alaudin Malaj, Alban Toro, Alma Vaskaj Vokopola, Arta Vorpsi, Brunilda Bara, Lulzim Hamitaj dhe Roland Ilia.
Hapja e garës u shpall nga Presidenti më 31 tetor 2025, pasi më herët vakanca ishte shpallur nga vetë Gjykata Kushtetuese. Mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, që zëvendëson Sonila Bejtjan, do të quhet i filluar që nga 25 prilli 2025, ditë kur Bejtjas i përfundoi mandati.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com