Njoftimi afishuar gabimisht në qendrat e votimit, votimi mbyllet në orën 18:00
Procesi i votimit për vendoret e pjesshme të 9 nëntorit ka filluar që në orën 7 në 473 qendrat e votimit, sipas orarit zyrtar, ndërsa votimi pritet të mbyllet në orën 18:00.
Në shumë prej qendrave të votimit ka pasur gabim në printimin e materialeve ku afishohet orari i votimit, ku është shkruar se procesi përfundon në orën 19:00, ndërkohë që me ligj kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetor deri më 15 nëntor, qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 18:00.
Prej ditës së djeshme në qendrat e votimit është shpërndarë materiali nga KQZ ku KZAZ janë njoftuar për orarin zyrtar.
ZGJEDHJET/ Deri në 09:00 votuan 2.37 % e qytetarëve! Mati me pjesëmarrjen më të lartë, Vlora më të ulët
Deri në orën 09:00 në 5 bashkitë e vendit kanë votuar 2.37 % e zgjedhësve. Nga të dhënat e KQZ, Mati ka pjesë
Në vlorë kanë votuar 1.33 % e zgjedhësve, në Berat 2.35%, në Cërrik 2.9%, Mati 6.2% dhe Tepelena 4.4%.
SI.E./Shqiptarja.com