Një rekord tjetër më vete shënoi Vlora, Bashkia më e madhe në zgjedhjet e kësaj të diele, me afro 172 mijë votues, nga të cilët vetëm pak më shumë se 18 mijë, ose 12.54 përqind, shkuan në kutinë e votimit. Bashkia me numrin më të lartë të pjesëmarrjes ishte Mati me 39.36%, e ndjekur nga Tepelena me 34.63%, Cërriku me 25%, dhe Berati me 19.98%.

Të dhënat mbi votuesit sipas grupmoshës, të publikuara për herë të parë nga KQZ, treguan se pensionistët, ose brezi mbi 65 vjeç, të cilët përfaqësuan gati 28 përqind të të gjithë atyre që morën pjesë në votim, ndërsa po t’i shtojmë edhe votuesit mbi 50 vjeç përfaqësojnë 50 përqind të zgjedhëse që votuan. Shumë i ulët interesi i të rinjve, kryesisht mosha 18-24 vjeç

 

Për Celibashin vendosja e një dyshemeje pjesëmarrjeje që zgjedhjet të konsiderohen legjitime është çështje e politikës, por për të edhe bojkoti është shprehje vullneti.

“Ka vende që e kanë, ka vende që nuk e kanë. Nëse 12% në Vlorë kanë dashur të merrnin pjesë ky është vullneti i tyre. Kjo nuk i  bën zgjedhjet ilegjitime në mënyrë absolute”, tha Celibashi.

Pjesëmarrja sipas grupmoshës

Në Vlorë grupmosha që mori pjesë më shumë në votim ishin mbi 65 vjeç, me një pjesëmarrje 18.57%. Pjesëmarrjen më të ulët e ka grupmosha 18-24 vjeç me 7.87%.  Edhe në Berat situata është pak a shumë e njëjtë. Grupmosha që mori pjesë më shumë në votim ishin mbi 65 vjeç, me një pjesëmarrje 19.26%, ndërsa pjesëmarrjen më të ulët e ka grupmosha 18-24 vjeç me 11.86%.

Në Cërrik pjesëmarrjen më të ulët e ka 25-34 vjeç me 14.65% dhe pjesëmarrja më e lartë është e grupmoshës mbi 65 vjeç, me 44.29%. Kjo grupmoshë dominon edhe në bashkinë e Matit me 58.56%, një diferencë shumë e vogël edhe me grupmoshën 55-64 vjeç me 56.88%. Grupmosha me pjesëmarrjen më të ulët është 25-34 vjeç me 14.65%. Kjo grupmoshë ka pjesëmarrjen më të ulët edhe në Mat me 25.25% dhe Tepelenë me 25.91%. Sërish dominon grupmosha 65 vjeç plus në Mat me 58.56% dhe Tepelenë me 51.71%.

Procesi i votimit

Procesi i votimit ishte i qetë, me probleme sporadike. Vetëm 19% e qendrave u hapën me pak vonesë, ndërsa në 3 QV pati probleme me mungesën e komisionerëve të PD, por situata u zgjidh. Në të gjitha qendrat u aplikua identifikimi elektronik.

Në Mat, deputetja e PD, Denisa Vata hodhi akuza se po intimidoheshin zgjedhësit, por kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se u bënë të gjitha verifikimet dhe ka rezultuar se nuk ka pasur as pretendime nga partitë për shkelje. Edhe në Cërrik, Policia e Shtetit përgënjeshtroi pretendimet e kandidatit të Shqipëria Bëhet, Eligert Hima se po intimidohen zgjedhësit.

Në këto zgjedhje, PD e Berishës dhe aleatët nuk kanë kandidatë të regjistruar në siglën e tyre, por kanë deklaruar mbështetjen për disa emra të cilët janë shpallur si të pavarur, të cilët do të jenë përballë 5 socialistëve por edhe disa emrave të tjera.

Mandati i kryebashkiakëve të rinj do të jetë vetëm një vit e gjysmë, derisa të mbahen zgjedhjet lokale në pranverën e vitit 2027.

 

BERAT/ Mbyllet procesi i votimit, kandidati i pavarur dhe ai i PS-së iu bënë thirrje qytetarëve të votojnë

 

e në bashkinë e Beratit është mbyllur procesi i votimit. Qytetarët zgjodhën mes kandidatit të Partisë Socialiste Ervin Ceca dhe kandidatit të pavarur Pavlo Shkarpa, i cili ka mbështetjen e Partisë Demokratike. Në këtë bashki ishin 116 Qendra Votimi dhe 79.323 qytetarë me të drejtë vote. Të drejtën për të votuar e ushtruan dhe dy kandidatët.

Ceca në një prononcim për media i bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen të këtij procesi. Jam i bindur që do të bëjnë zgjedhjen e duhur. Besoj që do të jemi në të njëjtat shifra në të njëjtat situatë”, tha Ceca.

Berati shkoi në zgjedhje të pjesshme pasi Ervin Demo u zgjodh deputet, ndërsa për të marrë drejtimin e Bashkisë janë në garë Ervin Ceca (PS) dhe Pavlo Shkarpa (i pavarur, i mbështetur nga PD). Berati është një bashki që tradicionalisht është udhëhequr nga socialistët dhe prej 2019-ës në krye të saj qëndronte Demo.

Historiku i zgjedhjeve:
1996                Milika Jaho PD
2000-2003        Nikollaq Mata PS
2003-2007       Fadil Nasufi PS
2007-2011       Fadil Nasufi PS
2011-2015       Fadil Nasufi PS
2015-2019       Petrit Sinaj LSI (Alenca PS-LSI)
2019-2023       Ervin Demo PS
2023                Ervin Demo PS
 

VLORË/ Mbyllet pa probleme votimi, kandidati i pavarur Gjergji Nika iu hodhi akuza patronazhistëve

 
Edhe në Bashkinë e Vlorës procesi i votimit u mbyll pa probleme. Në nisje të këtij procesi pati problematika të vogla pasi në disa QV komisionerët e PD shkuan me vonesë. 3 kandidatët: Brunilda Mersini (PS), Dionis Sota i pavarur, i mbështetur nga PD, Gjergji Nika i pavarur, pasi hodhën votën e tyre në kutitë e votimit, u bënë thirrje qytetarëve që të votojnë.

“Kam programin më të mirë, dhe jam një djalë që jam lindur e rritur në këtë lagje dhe jam një djalë jo vetëm që e dua me shpirt, por e kam marrë aromën e këtij qyteti qëkur kam lindur. Jam idealist i vërtetë dhe këtë e them me shpirt”, tha Sota.

“Është një ditë e shënuar jo vetëm për mua që kandidatoj si e para grua në siglën e PS, një grua që ndjek ritmin e qytetit që njeh njerëzit e qytetit dhe ka përkushtimin ndaj njerëzve.

Gjergji Nika denoncoi sipas tij patronazhistët që po detyrojnë punonjësit e administratës së Vlorës për të dalë dhe për të votuar.

“Kam informacionet e mija që patronazhistët pas orës 1 ore 2, që po patronazhojnë votën nëpërmjet punësimit, duan që t’i nxjerrin ata të administratës për të votuar me dhunë psikologjike. Unë kam hyrë për të fituar, pavarësisht presioneve politike. Presionet kanë ardhur nga të dyja palët”, tha Gjergji Nika.

Ishin 231 Qendra Votimi dhe 171.895 zgjedhës në qytetin e Vlorës. Vlora është bastion i majtë dhe në këtë bashki opozita nuk numëron asnjë fitore. Vlorë shkoi në zgjedhje pas dorëheqjes së Ermal Dredhës pas kritikave të Ramës.

Historiku i zgjedhjeve në Vlorë
2003-2007          Shpëtim Gjika PS
2007-2011          Shpëtim Gjika PS
2011-2015          Shpëtim Gjika PS
2015-2019          Dritan Leli        PS
2019-2023          Dritan Leli        PS
2023                   Ermal Dredha PS
 

MAT/ Mbyllet pa probleme votimi, bashkia me pjesëmarrjen më të lartë të zgjedhësve

 
Mbyllet votimi edhe në bashkinë e Matit. 26700 qytetarë votuan sot për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë. Gara u zhvillua mes 3 kandidatëve, Altin Bojni i Partië Socialiste, Eduart Brahilika kandidat i pavarur, por i mbështetur nga Partia Demokratike dhe Suzana Pasha, kandidate e pavarur e shkëputur nga strukturat e PS.Të tre kandidatët pas ushtrimit të së drejtës për të votuar, iu bënë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në proces.

“Sot është një ditë e rëndësishme. Është dita e fjalës së qytetarëve. Ju ftoj të dilni të gjithë në votime me qetësi dhe me dinjitet”, tha Bojni.

“Mesazhi im është për një ndryshim të mënyrës sesi është qeverisur bashkia e Matit. Dilni nga shtëpia dhe votoni për ndryshimin. Shqipëria po tkurret çdo ditë, po braktiset çdo ditë. Nuk është faji im si kandidat sot për është faji i një keqqeverisje 13 vjeçare. Në këtë garë kam marrë të gjitha masat që qytetarët e Matit të votojnë të lirë. Komisionerë në qendra votimi dhe punonjës të administratës janë gjithmonë problem. Edhe unë kam qenë prezent dhe kam konstatuar. Unë kam indicie dhe tani të shohim”, tha Brahilika.

“U kam kërkuar mbështetjen derë për derë, jam krejt e qetë, vota është e lirë. E shoh që procesi është i qetë, i lirë. Mendoj të jetë dhe i barabartë. U bëftë më e mira, fitoftë më i miri. Unë në këtë fushatë kam qenë pothuajse e vetme. Probleme kam hasur, por lej organet ligjzbatuese të përgjigjen.

Jo nuk ka pasur kërcënime. Zgjidhja ime ka qenë e lirë dhe prandaj jam kandidate e lirë. Unë do të vijoj të jem socialiste se është partia ime e zemrës. Ata menduan që të ishte ajo zgjedhje, unë mendova që duhet të isha unë zgjedhja dhe prandaj kandidova si e lirë” ,tha Pasha.

Edhe në Mat, Agron Malaj u zgjodh deputet, duke i lënë garën për drejtimin e bashkisë 3 kandidatëve: Altin Bojni (PS) Eduart Brahilika (i pavarur, i mbështetur nga PD) dhe Suzana Pasha E pavarur, e shkëputur nga PS.

Historiku i zgjedhjeve në Mat
2007 – 2011 PD Skënder Lleshi
2011 – 2015 PS, Adelina Farrici
2015 – 2019 PD Nezir Rizvani
2019 – 2025 PS Agron Malaj
 

TEPELENË/ Mbyllet pa probleme procesi i votimit, kandidati i pavarur Guma votoi me bebin në krah

 
Edhe në Bashkinë e Tepelenës, procesi i votimit është mbyllur pa probleme. Vetëm në nisje të procesit, disa qendra votimi u hapën me vonesë për shkak të mungesës së komisionerëve të PD. Dy kandidatët për drejtimin e kësaj bashkie, Gramoz Sako i PS dhe Gabriel Guma, i pavarur që mbështet nga PD, votuan dhe u bënë thirrje qytetarëve që të shprehin vullnetin e tyre.Një detaj që ra në sy ishte mënyra e votimit të 26-vjeçarit Guma, i cili u pa në qendrën e votimit bashkë me bashkëshorten dhe bebin në krah.

“I bëj thirrje të gjithë tepelenasve që të dalin të votojnë masivisht. Të dalin dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur”, tha Guma.

“U bëj thirrje banorëve të dalin masivisht në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë”, tha Sako.

Në Tepelenë ishin 21 Qendra Votimi dhe rreth 12 mijë qytetarë me të drejtë vote. Kjo bashki shkoi në zgjedhje të pjesshme, pasi Tërmet Peçi u zgjodh deputet.

Prej vitit 2011, Tepelena drejtohej nga Tërmet Peçi dhe e vetmja fitore e PD në këtë ka qenë në vitin 2007 me kandidatin Sevo Miçi.

Historiku i zgjedhjeve në Tepelenë
2007-2011          Sevo Miçi             PD ( e vetmja fitore)
2011-2015          Tërmet Peçi         PS
2015-2019          Tërmet Peçi         PS
2019-2023          Tërmet Peçi         PS
2023                    Tërmet Peçi        PS
 

CËRRIK/ Mbyllet procesi zgjedhor, kandidati Hima: Po intimidohen qytetarët! Policia e përgënjeshtron! Incident në qendrën e votimit në Selvias

 
Mbyllet pa problematika procesi i votimit në bashkinë e Cërrikut. Të tre kandidatët, Eligert Hima i Shqipëria Bëhet, Florenc Doka i Partisë Socialiste dhe kandidati i pavarur, Amarildo Hoxha, i cili ka mbështetjen e PD-së, ushtruan të drejtën e tyre për të votuar ndërsa i bënë thirrje të gjithë qytetarëve për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

“Kam një mesazh për banorët e bashkisë Cërrik, të dalin të votojnë sepse vota është i vetmi mjet që mund të bëjmë këtë bashki me punë. I ftoj të votojnë masivisht”, tha Hima.

“I bëj thirrje qytetarëve të Cërrikut të votojnë masivisht, sepse është e drejta e tyre. Kushdo qoftë që të fitojë, uroj t’i shërbejë Cërrikut sepse bashkia nuk është politikë, por shërbim”, tha Amarildo Hoxha.

“I ftoj të gjithë qytetarët të dalin në zgjedhje, ta shfrytëzojnë kohën e mirë për të votuar. Procesi po shkon normal, dhe pastaj të dalin rezultatet dhe t’i rikthehemi normalitetit. Ka një trend në ulje, por shpresojmë që qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje”, tha Doka.

Hima pretendoi se persona të paautorizuar në Cerrik po qëndrojnë jashtë qëndrave të votimit për të intimiduar votuesit.

‘Duhet të lhttps://shqiptarja.com/tag/2002argohen të gjithë personat që rrinë përballë qendrave të votimit dhe që nuk kanë asnjë lloj funksioni. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të marrë masa për të mos intimiduar votuesit, dhe vota duhet të jetë e lirë dhe me dëshirë. Dhe jo me ndërhyrje apo me favore që janë bërë nga drejtorët, nga përgjegjësit apo nga çdo punonjës i administratës. Duam votë të lirë në. Kam bërë një xhiro personalisht sot në qendrat e votimit, dhe në çdo hyrje të qendrave të votimit kam konstatuar se kanë qenë persona që nuk kanë asnjë lloj funksioni, që rrinë dhe intimidojnë votuesit”, tha ai.

Por, ku pretendim u përgënjeshtrua nga Policia e Shtetit, e cila thotë se nuk është konstatuar asnjë problematikë.

“Në lidhje me pretendimet e njërit prej kandidatëve për zgjedhjet vendore, se pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut ndodheshin persona që po intimidonin qytetarët, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Nga verifikimet e kryera, nuk janë konstatuar shtetas në afërsi, apo pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut. Gjithashtu, nuk ka patur persona të paautorizuar të grumbulluar jashtë Qendrave të Votimit dhe nuk është konstatuar asnjë problematikë”, njoftoi Policia.

Ndërkohë, Shqipëria Bëhet raportoi për votim familjar në qendrën e votimit në Selvias. Kryetari i Komisionit tha për Report TV se gruaja në pamundësi të votuar, ka thirrur bashkëshortin te kutia dhe në atë moment vëzhguesi e ka fotografuar. Rasti u referua në KQZ dhe KZAZ. Por pavarësisht pretendimit të vëzhguesit së Nismës Shqipëria Bëhet, votimi nuk u ndërpre.

Cërriku shkoi në zgjedhje pasi Andis Salla u zgjodh ministër i Bujqësisë. Në këtë bashki ishin 57 qendra votimi ndërsa të drejtën e votës e kishin 38.724 zgjedhës.

Historiku i zgjedhjeve në Cërrik:
2015-2019        Altin Toska (LSI) nga ASHE në Koalicion me PS, zgjedhjet e para me ndarjen e re administrative.
2019-2023        Andis Salla (PS), në zgjedhjet pa opozitën
14 Maj 2023     Andis Salla (PS) (Sot ministër i kabinetit Rama 4)