“Sovranisti” Karol Nawrocki fitoi balotazhin për zgjedhjet presidenciale në Poloni me 50.89% të votave (10,606,628), ndërsa rivali i tij, kryetari i bashkisë së Varshavës, Rafal Trzaskowski, një pro-evropian nga Platforma Qytetare (partia e Donald Tusk), mori 49.11% (10,237,177 vota).
Këto janë të dhënat nga Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve pas numërimit të të gjitha qendrave të votimit. Pjesëmarrja në votime ishte 71.63%.
Pas votimit në mesin e majit, të dy kandidatët shkuan në një balotazh. Vizionet e tyre përkatëse për të ardhmen e Polonisë nuk mund të ishin më të ndryshme.
Trzaskowski kishte qenë prej kohësh favoriti për të fituar zgjedhjet, por epërsia e tij ndaj Nawrockit ishte zvogëluar në javët e fundit.
“Do ta shihni se sonte do të fitojmë dhe do ta shpëtojmë Poloninë”, deklaroi Karol Nawrocki. “Ne nuk do të lejojmë monopolin e Donald Tuskut në institucionet e vendit.”