Task Forca një front operacional i konsoliduar kundër fenomeneve shqetësuese të kohës, lëvizjeve migratore ilegale dhe qarkullimit të aseteve të krimit.
Ilir Proda:
Prania juaj sot këtu është më shumë se protokoll – është një mundësi reale për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi rajonal.
Ne jemi të gatshëm të ndajmë modelet tona operative, të ofrojmë eksperiencën e Task-Forcës sonë dhe të ndërtojmë mekanizma të përbashkët për parandalim, verifikim dhe goditje të krimit ndërkufitar.
Qasja jonë është e thjeshtë:
më shumë shkëmbim informacioni, verifikime më të shpejta, operacione të sinkronizuara,
standarde të unifikuara,
përdorim i teknologjive moderne.
Shqipëria mbetet e përkushtuar të jetë një partner i besueshëm për partnerët ndërkombëtarë. Rezultatet e deritanishme tregojnë se kur punojmë së bashku, migracioni i paligjshëm, rrjetet kriminale dhe trafiku ndërkufitar mund të frenohen në mënyrë të ndjeshme.”
Zgjerohet pjesëmarrja në Task Forcën e Përbashkët për Migracionin mes Britanisë së Madhe, Shqipërisë dhe Kosovës, nga sot, pjesë e saj janë edhe vendet e rajonit, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut
12