Këtë herë, është planifikuar të bëhet servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve për nevojat e ZPRK-së.
Për tenderin në fjalë janë ndarë 45 mijë euro, derisa kohëzgjatja e kontratës është paraparë të jetë për 24 muaj, transmeton IndeksOnline.
Sipas njoftimit nga E- prokurimi është paraparë servisimi i 6 automjeteve zyrtare.
Tutje, nga operatori ekonomik kërkohet që të ketë personel (kuadro) të profesionalizuar për mirëmbajtjen dhe servisimin e automjeteve.
“ 1.Automekanikë – minimum 3 persona 2. Autoelektricist – minimum 1 3.Llamarinist – minimum 1 4.Personel tjetër ndihmës për shërbimet tjera- minimum 2 Stafi (personeli ) i këkuar duhet të ketë përvojë pune të njëjtë së paku 3 vjet”.
Po ashtu, operatorët ekonomik duhet t’i kenë në dispozicion pajisjet teknike si vinça hidraulikë për ngritjen e automjeteve, minimum dy vinça, si edhe ajisje speciale për diagnostifikim të defekteve të automjeteve, transmeton IndeksOnline.
Afati i fundit pranimin e tenderëve është 29 tetor i këtij viti.


