Kristjan Asllani është zyrtarisht futbollist i ri i Torinos. Mesfushori i Kombëtares kuqezi u transferua nga Interi në huazim me pagesë prej 1.5 milionë eurosh me të drejtë blerjeje të përcaktuar në 12 milionë euro.Screenshot-2025-08-25-121643-780x439Asllani pasi kreu vizitat mjekësore të zakonshme dhe nënshkroi kontratën që do ta lidhë me Torinon që nga e enjtja, u zyrtarizua sot nga klubi për shkak të disa problemeve burokratike mes klubit dhe Interit.
Ai është përforcimi i shtatë i klubit granata dhe i shtohet blerjeve të tjera verore të Torinos, si Anjorin, Ngonge, Ismajli, Aboukhlal, Israel dhe Simeone.
Rikujtojmë që mesfushori nga Elbasani, iu bashkua Interit në korrik të 2022-shit, ku në tre vjet si pjesë e zikaltërve, bëri 99 paraqitje, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë pesë asiste. Ai largohet nga Milano me një titull Seria A, një Kupë të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.