Në qiellin e Evropës është koha që yjet të shndrijnë sërish. Mbrëmjet CHAMPIONS janë një përvojë fenomenale për të gjithë tifozët në 8 kanalet sportive të platformës TRING, si një maratonë e pakrahasueshme 18 ndeshjesh që çdo raund të Fazës së Ligës përplasin të mëdhenjtë e Evropës.
Të martën dhe të mërkurën është sërish koha për superduele kontinentale.
Të martën, një ndeshje për lavdinë dhe historinë, e cila përsëritet për asnjëherë nuk është njëlloj. Nga Anfield ku këndohet “You’ll Never Walk Alone”, në Madridin ku lindin legjendat evropiane, dy gjigantë, “Reds”-at anglezë dhe “Galaktikët” spanjollë përballen për një ëndërr të përbashkët, trofeun më të lakmuar të kontinentit, por edhe për spektakël dhe adrenalinë të pastër.
Ndërkohë, një tjetër superduel, padiskutim më i forti i këtij raundi, pasi në fushë zbresin dy skuadrat më të forta evropiane të momentit. Parizienët, kampionët në fuqi presin në shtëpi artilerinë e rëndë bavareze në një duel ndëryjor. PSG dhe Bayern, dy skuadrat kryesuese të sezonit në betejën për dominim.
Në Torino ndizet një tjetër skenë e mbrëmjeve Champions.
“Zonja e vjetër” italiane tenton të rikthejë shkëlqimin e dikurshëm përballë kampionëve portugeze plot grintë dhe ambicie, në një duel që premton pasion dhe intensitet.
Kur në Evropë s’ka më vend për gabime, të mërkurën drejtpërdrejt nga “Etihad” dhe Tring Sport 1, dy superfuqi të kontinentit synojnë rrugën drejt fronit, “Citizens” sfidojnë “Murin e Verdhë” legjendar.
Ëndrra “Champions” po merr formë, stadiumet janë në “flakë”, këto janë emocionet e futbollit të vërtetë, të cilin e dhuron vetëm Tring Sport, platforma sportive më e madhe në Shqipëri.