Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 8 masa sigurie për administratorin e një depoje farmaceutike dhe punonjës të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) për veprat penale falsifikim dokumentesh dhe fshehje e të ardhurave.
Ata akuzohen se kanë falsifikuar dokumente dhe inventarë fiktive të barnave për të përfituar fonde rimbursimi nga FSDKSH.
Arrest në burg është dhënë për tre persona, administratorin e depos, Frigul Milla, i cili është shpallur në kërkim; drejtorin e FSDKSH Spartak Zekja. Për Alba Zylfo, Jona Berberi, Lorela Ballabani dhe Zade Mali është dhënë masa e detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit të daljes jashtë vendit.
Dy të tjerët Romina Agalliu dhe Esjana Gjishti janë pezulluar nga detyra. Kësaj të fundit i ndalohet edhe dalja jashtë vendit.