Kryeministri Edi Rama, për disa arsye teknike ajrore nuk mundi të merrte pjesë sot në samitin për zgjerimin e BE-së të zhvilluar në Bruksel. Për të ‘rikuperuar’ mosprezencën, Rama dha një intervistë live për Euroneës teksa komentoi raport-progresin e BE-së për Shqipërinë si dhe çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit në Evropë.
Rama tha se ky vit ka qenë mjaft pozitiv, duke theksuar kohën rekord të çeljes së 5 nga 6 grupkapitujve. I pyetur nga moderatorja se kush është sekreti i të qenurit më i sukseshsëm se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kryeministri tha se ekipi nuk u dorëzua në asnjë moment dhe kur këshilli refuzonte t’i jepte dritën jeshile për hapjen e negociatave. Kur ky moment erdhi, grupi ishte tejet i përgatitur për të vijuar me bisedimet dhe përmbushjen e detyrave të caktuara më pas.
“Raporti është pozitiv dhe i gjithë viti ka qenë tejet pozitiv. Kemi hapur 5 nga 6 grup kapituj brenda pak muajve që është rekord absolut. Është diçka që vetëm deri pak vite më parë nuk mund ta imagjinonim.
Përveç të zakonshmes që lidhet me punë e madhe, do të shtoja dhe shpejtësia lidhet me…nga njëra anë gjatë atyre që unë i quaj vitet te poshtërimit, ato vite kur komisioni i BE rekomandonte këshillin të çelte bisedime dhe ne refuzoheshim nga disa vende, ndërsa ne përgatiteshim për momentin e çeljes dhe u stërvitëm në fort duke i thënë vetes se momenti ynë do të vijë dhe duhet të jemi gati. Kur momenti mbërriti ne ishim më të përparuar se të tjerët.
Ja ku vjen faktori numër 2 që është Brukseli i cili ndryshoi qasjen e tij dhe u zgjua. Për fat të keq u desh një agresion në tokën evropiane për të bërë Brukselin të zgjohej jo vetëm në nivelin e komisionit, por dhe në nivelin e këshillit ku fjalët na thuheshin më përpara, përfundoi. Shpresoj që më së fundmi do të ulemi së bashku rreth të njëjtën tryezë”, tha Rama.
Kryeministri Rama: I vetmi vend kandidat që kemi përdorur AI në korpusin ligjor! Mezi pres të prezantoj Diellën në BE
Kryeministri Rama ka folur dhe ministren e Inteligjencës Artificiale, Diellën duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend kandidat që ka përdorur AI, kryesisht në korpusin ligjor duke ndihmuar në përshpejtimin e proceseve.
“Brenda 27 synojmë të kemi sistemin e plotë të bazuar në Ai të prokurorimeve publike. Keni dëgjuar që Diella është shtatzëne me 83 foshnja bazuar në ekografinë e fundit. Duhet të presim për të lindur 83 bebet. Jemi i vetmi vend në këtë proces që kemi përdorur AI në korpusin tonë ligjor duke e bërë procesin më të shpejtë ndonjëherë jo vetëm sa i takon përkthimit, por edhe analizimit të ndikimit dhe hartimit të përgatitjes të gjithë paketave ligjore për tu miratuar në parlament. Po përpiqemi të vrapojmë sa më shumë është e mundur dhe që të hedhim hapa të mëdhenj një duke përdorur AI.
Do të isha i lumtur ta prezantoj Diellën me këto nga na e BE që do ë prezantohet si komisionet e AI apo si teknokrat i AI”, tha Rama.
Rama përgëzon SPAK: Nuk e kthen ‘kokën’ as majtas as djathtas! Lufta e Shqipërisë kundër korrupsionit, unike në rajon
Kryeministri Rama ka folur për reformën në drejtësi dhe punën e SPAK në goditjen e korrupsionit në nivele të larta. Rama tha se ajo çka Shqipëria po bën sot në luftë kundër korrupsionit është unik dhe se asnjë vend tjetër në rajon nuk mund të pretendojë se ka arritur ta bëjë gjithashtu.
“Shqipëria po bën diçka unike në ajon, reformën tonë në drejtësi dhe njohjen nga ana jonë të pavarësisë së drejtësisë. Veprimtaria e plotë e SPAK ka krijuar praktikisht në Shqipëri shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon shumë përtej fjalëve dhe sipërfaqes, shkon shumë thellë dhe është tejet e ekuilibruar pa parë djathtas apo majtas. Me shumë fakte që tregojnë se ajo çka kurrë nuk kishte ndodhur në Shqipëri që prej pavarësisë deri shumë pak vite më parë, po ndodh vitet e fundit. Një gjë që asnjë vend në rajon nuk mund të pretendojë se e ka bërë. Në këtë moment, ne pranojmë mbështetje, partneritet por nuk pranojmë leksione nga askush kur vjen puna te korrupsionit”, tha Rama.