Lando Norris ka ndezur DRS-në në fund të sezonit dhe nuk po di të ndalet. Piloti i McLaren, pasi mori kryesimin në garën e fundit, ka triumfuar edhe në garën sprint të Brazilit, që është e parafundit për këtë sezon.
Në pistën e Interlagos britaniku u nis i pari dhe në këtë pozicion e përfundoi, duke fituar 8 pikë të rëndësishme ndaj shokut të skuadrës Oscar Piastri, i cili është edhe konkurenti më serioz në garën për pilot. Australiani ishte i pafat në San Paolo pasi në kthesën e 3 të xhiros së 6 doli jashtë piste duke u përplasur me bordurat dhe duke mbyllur garën. Të njëjtin fat patën edhe pilotët Colapinto dhe Hulkenberg.
I dyti në garën sprint u rendit Kimi Raikkonen, i cili e mbylli garën me 0.85 sekonda më i ngadaltë se Norris, ndërsa podiumin e plotësoi piloti tjetër i Merces George Rusell. Në vendin e 4 Max Verstappen, i pesti LeClerc i Ferrarit, ndërsa mes shokëve të skuadrës hyri Fernando Alonso i cili la pas Leëis Hamilton.
Me këtë sukses, Norrisi kryesues e çoi në 9 pikë diferencën me Piastrin ndjekës garën për pilot kur kanë mbetur edhe 4 Çmime të Mëdha nga fundi. E para është të dielën me Çmimin e Madh të Brazilit që nis në orën 18:00.