Vijon aksioni për prishjen e ndërtimet pa leje në Farkë.
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku ministrja e Brendshme, Albana Koçiu së bashku me punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, kanë shkruar në Farkë ku është bërë verifikimi i objekteve në ndërtim me qëllim konstatimin ose jo të shkeljeve ligjore.
Ministria Koçiu thotë se nga inspektimet në terren janë konstatuar një sërë shkeljesh. Sipas saj, shkelësit e ligjit do të futen në listën e zezë dhe kur e parashikon ligji konfiskohen.
‘Jemi në zonën e Farkës operacioni që kemi nisur vijon çdo ditë për të verifikuar çdo leje ndërtimi nëse është në respekt të rregullave. Ndërtuesit dhe projektuesit kanë detyrim zbatimin e plotë të ligjit janë konstuar një sërë shkeljes nga mungesa e dokumentacionit teknik në kantier dhe mungesa e masave të sigurimit teknik dhe shtesat në sipërfaqe ndërtimore, kush shkel rregullat futet në listën e zezë dhe s’ka më të drejtë që të aplikojë për leje ndërtimi’, tha Koçiu.