“Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere dhe kjo është diçka që mund të ndihet e mund të dëgjohet. Askush nuk po thërret për t’u shpërblyer me ëmbëlsira. Gjithkush vjen me krenarinë për të ofruar vlerë dhe për të ofruar mund e djersë. Falë Zotit nuk duhet gjak. Ne nuk po lutemi për të hyrë në BE, nuk po kërkojmë lëmoshë. Po provojmë çdo ditë se jemi gjithmonë e më gati. Ne nuk thjesht po flasim, po japim rezultate. Për vite të tëra jemi quajtur të paqëndrueshëm, të paparashikueshëm, shumë të ndërlikuar, por faktet sot tregojnë të kundërtën. Po vërtetojmë me reforma dhe investime që Ballkani Perëndimor nuk janë pika e dobët e Europës por mundësia e Europës, një treg i ri, një krahë pune i kualifikuar.”, tha Rama.
 
 
Rama shtoi se rajoni është i rëndësishëm për Evropën si për ekonominë, sigurinë dhe të ardhmen, duke e cilësuar si “truproja e Evropës”.
 “Për sigurinë tuaj zgjidhni një ballkanas dhe kjo funksionon gjithmonë dhe për sigurinë e Europës zgjidhni ballkanasit, ne mund të jemi truprojat e Europës. Dhe më pas Europa do të ndihet më e sigurtë dhe shumë më e qetë në gjumin e saj.”, tha Rama.
Edhe pse dy vite nga Plani i Rritjes, që i vendos në dispozicion rajonit 6 mld euro, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë më të mirën në përmbushjen e reformave dhe përthithjen e fondeve.
“2 nga 6 vendet e rajonit ende nuk kanë vazhduar të miratojnë reformat. Dy performuesit më të mirë kanë miratuar rreth 50% të reformave të dakordësuara. Sa u përket fondeve të disbursuara, jemi ende nën 10% të shumës totale. 400 mln euro nga një paketë prej 6 mld euro që janë lënë mënjanë për rajonin. Ne mund të bëjmë më shumë dhe duhet të bëjmë më shumë. KE do që plani të jetë i suksesshëm.”, tha Kos.
Kos u kujtoi liderëve se në qershor 2026 bëhet vlerësimi i reformave të kërkuara dhe Ballkanit Perëndimor dhe mund të rrezikojnë 300 milionë euro fonde të destinuara për rajonin.
“Në qershor do të kemi nga rundi i dytë i raportimit skadimin e periudhës njëvjeçare të pritjes së mëtejshme për reformat e papërmbushura dhe rrezikohen pothuajse 300 milionë euro të destinuara për vendet tuaja. Këto janë fonde prej të cilave duhet të përfitojnë qytetarët tuaj, me të cilat mund të ndërtohen linja tramvaji, rrugë, shkolla, spitale”, shtoi Kos.
Samiti kishte në fokus formimin e nismave të reja, me përfitime për qytetarët dhe biznesin dhe përmbushja e angazhimeve të përbashkëta. Takimi u mbyll me foton familjare dhe garancinë e Marta Kos në konferencën për shtyp se rajoni është më shumë se kurrë në sytë e Brukselit.
Raporti i OSBE/ODIHR për 11 Majin, Marta Kos: Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme
1763724918_martakos.jpgNë konferencën për shtyp pas samitit për Planin e Rritjes, Komisionerja e BE-së për Zgjerim Marta Kos u pyet edhe për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme. Është mirë kur marrim sugjerime për përmirësime dhe kjo është gjë e mirë për Shqipërinë dhe BE-në.”, tha ajo në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama në Tiranë.
Plani i Rritjes/ Kos kritika vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shpejtoni reformat, do humbisni 300 mln euro
Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos kritikoi vendet e Ballkanit Perëndimor ndërsa iu kërkoi që të punojnë më shumë në sigurimin e fondeve nga Plani i Rritjes.Në samitin për Planin e Rritjes të mbajtur sot në Tiranë, Kos u kujtoi liderëve se në qershor 2026, bëhet vlerësimi i reformave të kërkuara dhe Ballkanit Perëndimor dhe mund të rrezikojnë 300 milionë euro fonde të destinuara për rajonin.
“Kemi një afat veçanërisht të rëndësishëm që po afron. Në qershor do të kemi nga rundi i dytë i raportimit, skadimin e periudhës njëvjeçare të pritjes së mëtejshme për reformat e papërmbushura dhe rrezikohen pothuajse 300 milionë euro të destinuara për vendet tuaja. Këto janë fonde prej të cilave duhet të përfitojnë qytetarët tuaj, me të cilat mund të ndërtohen linja tramvaji, rrugë, shkolla, spitale”, tha mes të tjerash Kos.
Kos: Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE, Shqipëria ‘pararojë’
Komisionerja e BE, Marta Kos nga Tirana tha se mbështet rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE. Kos tha se duan që BE të bëhet realitet i prekshëm për të gjitha vendet e rajonit. Kos u shpreh se të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE dhe duhet të bëhen shtete anëtarë me të drejta të plota
“Kemi arritur në mes të periudhës 4-vjecare të planit të rritjes. Faleminderit që e keni bërë të mundur që të diskutojmë në këtë nivel për planin e rritjes. Kënaqësi të kthehem në Tiranë, për të mbështetur jo vetëm ecurinë e Shqipërisë drejt be, por edhe të gjithë vendeve. Kemi patur diskutime për mënyrat për të përshpejtuar zbatimin dhe për ta bërë planin e rritjes një histori suksesi. Për t’iu integruar në shumë fusha. Duam që BE të bëhet realitet i prekshëm. Në disa fusha po merr formë, shqiptarët dhe malazezët përfitojnë nga kosto më të ulëta të transaksioneve falë SEPA-s. Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE dhe duhet të bëhen shtete anëtarë me të drejta të plota si shpërblim i merituar për përafrimin me legjislacionin dhe vlerat e BE. Kemi afat që po afron, në qershor do kemi skadimin e periudhës tranzitore 1-vjecare për reformat e papërmbushura nga raundi i dytë. Diskutuam se si mund të tërheqin më shumë investues të huaj instrumentet tona. Sa më shumë i afrohen BE-së vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe mali i zi janë vende pararojë, aq më shumë kureshtarë bëhen qytetarët e vendeve të BE, por edhe më shumë investitorë janë gati të vijnë këtu. Na mbeten edhe 2 vite që plani i Rritjes të kthehet në sukses dhe të përgatisim terrenin për integrimin tuaj në BE”, tha Kos.
Rama pas samitit: Marrëveshja e re e Roaming do të përfshijë edhe qytetarët tanë në BE, bashkëpunim edhe për arsimin e lartë
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp pas samitit, tha se takimi i sotëm ishte i frytshëm. Kreu i qeverisë theksoi se rikonfirmuan edhe njëherë se Plani i ri i Rritjes është një urë e shpejtë dhe e sigurtë drejt BE. Kryeministri tha se në marrëveshjen e re të Roaming, do të përfshihen edhe qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor që qëndrojnë në vendet e BE. Po ashtu, Rama foli edhe për bashkëpunim me Komisionin Evropian për të fuqizuar më shumë arsimin e lartë dhe ndërkombëtarizuar atë.
“Sot, mund të them që kemi mbyllur një takim edhe një herë tjetër të frytshme me hapa konkret të mëtejshëm që e afrojnë më tej rajonin me Bashkimin Europian duke konfirmuar përsëri se Plani i ri i Rritjes është një urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët europian. Shkurtimisht po sjell këtu në vëmendje të publikut disa nga angazhimet: Roaming që me marrëveshjen e re do të përfshihet edhe për qytetarët tanë në regjimin e Bashkimit Europian, një hap shumë i rëndësishëm dhe domethënës pas atij me pagesat, të cilat tanimë bëhen pa asnjë ngarkesë ekstra duke kursyer dhjetëra, e dhjetëra miliona euro nga xhepat e qytetarëve të secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndërlidhja me korridoret europiane vazhdon të mbetet prioritet dhe vazhdon të financohet nga instrumentet e Bashkimit Evropian. Tregtia dhe lehtësimi i saj përmes një plani të detajuar lidhur me pikat kufitare. Transformimi dixhital dhe identiteti dixhital, të cilin ne e kemi gati siç e kemi prezantuar dhe do ta fusim në jetën reale në fillim të vitit të ardhshëm, duke praktikisht i paraprirë atij që do të jetë pastaj i gjithë sistemi i identifikimit dixhital të Bashkimit Europian, që do të thotë, s’do të ketë më nevojë për karta identiteti, për pasaporta, e kështu me radhë, sepse identifikimi do të bëhet thjesht përmes celularit. Dhe, po ashtu, identiteti dixhital do të vlejë dhe për shumë aktivitete të tjera që kanë të bëjnë me transaksione financiare, që kanë të bëjnë blerjet e drejtpërdrejta përmes telefonit. Dhe patjetër folëm edhe për përafrimin në zinxhirin e vlerës Bashkimit Europian, në aspektin industrial dhe për turizmin si një komponent që duhet fuqizuar në sensin e bashkëpunimit mes vendeve. Në ndërkohë që mendoj se e kemi hapur një shteg të tjetër për të bashkëpunuar me Komisionin, në funksion të fuqizimit të arsimit të lartë përmes ndërkombëtarizmit, gjë që ne e kemi filluar në Shqipëri, por me ndihmën edhe mbështetjen e Komisionit besoj që mund ta çojmë në një nivel tjetër dhe jo vetëm në Shqipëri, po në të gjithë rajonin. ”, tha Rama.
Samiti i Planit të Rritjes në Tiranë, Marta Kos dhe liderët e Ballkanit Perëndimor realizojnë foton familjare
1763724551_fotojafamiljare.JPGLiderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos kanë realizuar foton familjare në kuadër të të samitit “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE” që po mbahet në Tiranë. Kryeministri Edi Rama si pritësi i samitit pozon me Kos, kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, maqedonasin Hristijan Mickocski, i Malit të Zi, Milojko Spajiç, të Serbisë, Gjuro Macut dhe e Bosnjes, Borjana Kristo.
‘Ti je në krye, si mund të vonohesh?’ Rama ‘ngacmon’ kryeministrin e Malit të Zi: Jam në kohë
Kryeministri Edi Rama bëri batuta me homologun malazez, Milojko Spajiç teksa po priste liderët e Ballkanit Perëndimor për samitin që po mbahet në Tiranë.“Ti je në krye, si mund të vonohesh?”, i thotë kryeministri Rama. “Jo, ne nuk jemi vonë, në kohë.”, ia kthen Spajiç.
‘Për dekada jemi trajtuar si luftë për t’u marrë’, Rama: Jemi quajtur si të paqëndrueshëm, rajoni ynë po ecën nga rreziku në mundësi
Kryeministri Edi Rama tha se Ballkani Perëndimor dikur është parë si një luftë për t’u marrë, ndërsa tanimë, shihet shumë ndryshe, si një treg, gjeografi dhe harmonizim politik me BE. Për këtë, tha kryeministri, e tregojnë më së miri reformat e bëra nga vendet e rajonit, të cilat prekin financat publike, klimën e biznesit etj.
“Agjenda e reformave; 618 hapa drejt Europës e më tej rajoni nuk ka provuar asnjë reformë në këtë shkallë. Kurrë. 618 reforma të miratuara në kuadër të Planit të ri të Rritjes; nga 414 milionë euro tashmë të lëvruara, 251 reforma të tjera në vazhdim e sipër,  88% e të gjitha hapave që janë zbatuar në mënyrë aktive. Këto reforma prekin financat publike, sundimin e ligjit, qeverisjen, energjinë, transformimin digjital, klimën e biznesit, pra nuk po e mbyllim hendekun e konvergjencës me fjalime, me takime apo me atë çfarë kremtojmë, me çeljen e kapitujve, por i mbyllim me reforma që janë jashtë mase të mërzitshme në letër, shumë të lodhshme në realitet, por absolutisht transformuese në realitet. Infrastruktura; ndërtimi i arterieve të Evropës në Korridorin 8, Ballkani Perëndimor, që shtylla kurrizore që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, e cila është tashmë kritike edhe për sigurinë në Evropë dhe është shndërruar në një korridor, në një korridor sigurie të NATO-s e po përmirësohet. 344 milionë euro në investim në  hekurudhë, 112 milionë euro infrastruktura e rrugëve të reja dhe nuk është thjesht një vijë në hartë, është natyrisht një kabull që lidhet me zinxhirin vleror të Evropës. Pra kur Evropa rivendos zinxhirët e furnizimit, Ballkan Perëndimor nuk duhet të jetë një spektator. duhet të jetë një destinacion dhe këtë po bëjmë.”, theksoi ai.
Sipas Ramës, rajoni po ecën nga rreziku në mundësi.
“Horizonti i ri investimit i Evropës. Ballkani Perëndimor, për dekada rajoni është trajtuar në rastin më të keq, si një luftë për t’u marrë apo në skenarin më të mirë, një problem për tu menaxhuar ndërkohë që investuesit tashmë shohin diçka ndryshe; një treg apo një forcë pune, gjeografi dhe harmonizimin politik me Bashkimin Evropian. Investimet më të fundit i thonë gjithçka, 7 deklarata investimesh, 24 propozime për investime, 10 memorandume mirëkuptimi midis kompanive evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, 4 partneritete të qëndrueshme, gjithashtu edhe konferenca të ndryshme.  Çdo shifër ka pasur një vend pune, një pagë, një familje, një shpresë. Kur vijnë investimet, emigracioni ulet. Kur ekonomitë rriten, sigurisht që kufijtë do të kenë rëndësi më pak. Kur mundësitë rriten në vend, Europa do të behet një destinacion bashkëpunimi, jo një rrugë ikjeje. Ballkani Perëndimor po ecën nga rreziku në mundësi. Për vite të tëra jemi quajtur të paqëndrueshëm, të paparashikueshëm, shumë të ndërlikuar, por faktet sot tregojnë të kundërtën. Po vërtetojmë me reforma dhe investime që Ballkani Perëndimor nuk janë pika e dobët e Europës por mundësia e Europës, një treg i ri, një krahë pune i kualifikuar, një vendndodhje strategjike, një rajon që kërkon të rritet me Europën dhe jo në kurriz të Europës.”, shtoi Rama.
Samiti i Planit të Rritjes/ Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE
Komisionerja e BE, Marta Kos thotë se Ballkani Perëndimor i përket BE. Në fjalën e saj në samitin e Planit të Rritjes në Tiranë, Kos tha se ka ende punë për të bërë. Nga paketa 6 mld euro për Ballkanin Perëndimor, vetëm 400 mln euro që i janë dhëne vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Ju jeni pjesë e Europës. Sot kemi ardhur këtu për të bërë vlerësim të ecurisë, për të parë se çfarë ka ecur mirë me Planin e  Rritjes, kemi mbushur 2 vjet që nga fillimi i zbatimit të rritjes për BP. Është momenti për të bashkëbiseduar, kemi mjaft për të festuar. 2 nga 6 vendet e rajonit ende nuk kanë vazhduar të miratojnë reformat. Dy performuesit më të mirë kanë miratuar rreth 50% të reformave të dakordësuara. Sa u përket fondeve, jemi ende nën 10% të shumës totale, totalja, 400 mln euro nga një paketë prej 6 mld euro që janë lënë mënjanë për rajonin, ne mund të bëjmë më shumë dhe duhet të bëjmë më shumë. KE dëshiron që plani i rritjes të jetë i suksesshëm. Kam folur për nevojën për të integruar të gjithë fqinjët tanë në gjithë e më shumë fusha të ndryshme të politikave të BE. Ne duam që BE të jetë realitet i prekshëm për qytetarët tuaj. Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë nga transfertat më të ulëta përmes SEPA. Ballkani Perëndimor i përket BE si anëtarë të barabartë”, tha Kos.
Rama: Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere apo lëmoshë, po tregon se është gati për BE! Zgjidhni ballkanasit, ne mund të jemi truproja e Evropës
Kryeministri Edi Rama tha se Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere apo lëmoshë për t’u bërë pjesë e BE-së. Ai theksoi se po bën detyrat e shtëpisë që t’i bashkohet unionit, ndërsa shtoi se rajoni është i rëndësishëm për Evropën si për ekonominë, sigurinë dhe të ardhmen, duke e cilësuar si “truproja e Evropës”.
“Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere dhe kjo është diçka që mund të ndihet e mund të dëgjohet në çdo pohim e deklaratë të udhëheqës përreth tryezës. Askush nuk po kërkon nder. Askush nuk po thërret për tu shpërblyer me ëmbëlsira. Gjithkush vjen me krenarinë për të ofruar vlerë dhe për të ofruar mund e djersë. Falë Zotit nuk duhet gjak. Ne nuk po lutemi për të hyrë në BE, nuk po kërkojmë lëmoshë. Po provojmë çdo ditë se jemi gjithmonë e më gati. Ne nuk thjesht po flasim, po japim rezultate. Dhe më lini që ta them në mënyrë më të drejtpërdrejtë sa i takon pjesës së konvergjencës. Në konvergjencën e Ballkanit Perëndimor Europa bëhet më e fortë, në qoftë se Ballkani Perëndimor është stanjacion atëherë Europa bëhet më e dobët. Nuk ka variant i një Europë më të fortë me një rajon të dobët ballkanik në mes të saj. Dua ta përmbyll duke iu thënë qytetarëve tanë, nuk po ecim drejtë Europës me duart bosh e aspak si ata që lypin lëmoshë, po ecim me rezultate të arritura, me reforma të realizuara, më investime të siguruara e me detyrat tona të shtëpisë të plotësuara në çdo hap. Dhe ne do të vazhdojmë të ecim përpara derisa Ballkani Perëndimor të hyjë në BE jo si të ftuar por si kontribuues për sigurinë, ekonominë dhe të ardhmen e tij e pa dyshim si kontribuues i sigurisë së tij sepse të gjithë e dinë, Marta e di dhe më mirë që për sigurinë tuaj zgjidhni një ballkanas dhe kjo funksionon gjithmonë dhe për sigurinë e Europës zgjidhni ballkanasit, ne mund të jemi truprojat e Europës. Dhe më pas Europa do të ndihet më e sigurtë dhe shumë më e qetë në gjumin e saj.”, tha Rama.
Rama: Njerëzit nuk e ndjejnë integrimin, por kostot më të ulëta! Tarifat Roaming me BE përfundojnë në 2026! Identiteti ynë dixhital, realitet nga viti që vjen
Kryeministri Edi Rama, në fjalën hyrëse në samitin që po mbahet në Tiranë, theksoi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për BE-në. Ai tha se rajoni ka zgjedhur të ecë përpara me planin e rritjes, që e cilësoi si udhërrëfyesin e përbashkët, ndërsa shtoi se edhe pse qytetarët nuk e ndjejnë integrimin në Union, ndjejnë kostot më të ulëta, udhëtimet më të lehta si edhe lirinë e lëvizjes.
“Ky samit çelet me një qartësi që jap i kënaqur që ndjeva në mbërritjen e gjithkujt dhe darkës së punës dje. Ballkani Perëndimor ka zgjedhur të ecë para me planin e rritjes si udhërrëfyesin tonë të përbashkët. Një udhërrëfyes jo drejt Brukselit, por drejt lirive të tregut të përbashkët europian. Më mirë vonë se kurrë mund të thotë dikush, sidomos pas gjithë atyre shanseve kur trenat e bashkëpunimit rajonal i nisën dhe ne mbetën në platformë duke luftuar me mosmarrëveshje të vjetra në vend se të blinim një biletë drejt së ardhmes. Evropa nuk është ndërtuar duke ndenjur në pritje, por duke vepruar. Të ndërtojmë së bashku atë që në takon të ndërtojmë sot. Njerëzit nuk e ndjejnë integrimin, ato ndjenë kostot më të ulëta, një udhëtim më të lehtë, kufi më të shpejtë, punë më të mira, lirinë e lëvizjes.”, tha Rama.
Ai u ndal te tarifat Romaing, teksa tha se në vitin 2026 do të përfundojnë, ndërsa foli për një program që do t’i japë fund sistemit të ndryshëm të tarifave.
“Duken si 7 dyer për t’u çelur midis  Ballkanit Perëndimor dhe Europës; tarifat roaming midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së do te përfundojnë në 2026. Qytetarët tanë do ta ndiejnë efektin e ardhshëm drejtpërdrejtë në xhepat e tyre. Ne kemi hequr tarifën e brendshme Roaming në gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor dhe kemi ulur tarifat, ndërkohë që tashmë me finalizimin e bazës ligjore nga Komisioni , ‘’Roam like at home’’, është programi midis Ballkanit Perëndimor dhe BE që do t’i japë fund sistemit të ndryshëm të tarifave. Bisedimet nisin qysh në fillim të 2026. Shqipëria do t’i përfundojë harmonizimin e plotë të acqui-ve, deri në prill 2026 do të jemi gati. Do të jetë suksesi ynë i radhës pas SEPA-s dhe që ka shkurtuar tashmë kostot me 5 deri në 10 herë dhe i ka bërë paratë të lëvizin më shpejt sesa një thashethem ballkanik. Roaming nuk ka të bëjë me faturat telefonike por, ka të bëjë me heqjen e një kufiri tjetër artificial midis qytetarëve tanë dhe Evropës. “, shtoi Rama.
U ndal më tutje, te identiteti dixhital, që e cilësoi si një revolucion dhe një “biletë hyrëse” për në BE. Përmendi gjithashtu edhe 16 pika përmirësimi për pikat kufitare.
“Identiteti digjital, revolucioni ynë i heshtur dhe së shpejti identiteti digjital në BP, do të pasqyrojë dhe modelin evropian. Angazhimi që ripërtërimë në Shkup, që janë portofolat digjitale ndërvepruese, nuk janë një projekt teknologjik, janë biletë hyrëse, një Evropë digjitale pa kufi . Jam krenar tu them që identiteti digjital në Shqipëri është gati dhe duke nisur nga viti i ri, do të përhapet dhe do të bëhet pjesë e jetës sonë. Një identitet, një akses, një jetë digjitale në mbarë rajonin e gjithmonë e më tepër ne mbarë BE-në. Dhe kur BE të nisë me të, në 2027, ne do të jemi në pritje aty, me BE-në. Tre, pikë kalimet kufitare nga pengesa në motorë zhvillimi. I dimë kufiri ballkanik, ndonjëherë lëviz, ndonjëherë fle, ndonjëherë mediton, por duhet të marrin fund këto ditë. Kemi rënë dakord me BE-të për 16 përparësi për vlerësimin për pikat kufitare,  përfshirë 11 pikëkalime kufitare mjedis BE-së dhe Ballkan Perëndimor dhe 5 pikëkalime të CEFTA-s. Sot është dita që me marrëveshjen e kontributit midis Komisionit Evropian e Bankës Botërore që është nënshkruar, do t’i hapet rrugë financimit dhe ekspertizës. Kjo nënkupton radhë më të shkurtra, kamionë më të shpejtë, kosto më të ulëta logjistike, konkurrueshmëri  më e lartë. Një kamion i vonuar është një PBB e vonuar. Një kamion që lëviz shpejt është një ekonomi që lëviz shpejt. Është shumë, shumë e thjeshtë.”, shtoi më tej Rama.
Si janë raportet me Kurtin? Rama shtrëngim duarsh me kryeministrin e Kosovës: E keni kthyer telenovelë, a e do, a s’e do
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbërriti në Pallatin e Brigadave, aty ku do të mbahet samiti i Planit të Rritjes. Kurti u prit nga Rama, ndërsa dy liderët u panë teksa shtrënguan duart.Rama iu përgjigj me ironi pyetjeve të gazetarëve se s’i janë raportet me Kurti, duke u thënë se e kanë kthyer si telenovelë.
“A e do a se do, a të do a s’të do. 1 mijë episode. Po të këtë përgjigje nuk vazhdon telenovela”, tha Rama shkurt para gazetarëve.
Sot në Tiranë samiti ‘Plani i Rritjes, rruga jonë në BE’, Rama: Një tjetër ditë mikpritjeje
1763708456_samitinetirane.jpgNjë tjetër ditë mikpritjeje e cilëson kryeministri Edi Rama samitin që do të mbahet sot në Tiranë, i cili do të mbledhë në një tryezë të përbashkët liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneren Marta Kos.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i Groëth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri.
Postimi i kryeministrit Rama