2
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Pas një periudhe prej dy muajsh pa shënuar, sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në sfidën mes Rubin Kazanit dhe Akhmat Grozny.
Qendërsulmuesi nga Gjilani shënoi në minutën e 75-të, duke zhbllokuar rezultatin me një goditje të saktë nga pranë, pas një kundërsulmi të shpejtë ku dribloi mbrojtësin rival. Ky gol pritet t’i japë Dakut një dozë të madhe besimi, sidomos pas vështirësive që ka pasur në këtë periudhë, përfshirë mungesën e minutave në dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në muajin nëntor.
Daku shkon në kuotën e 9 golave sezonalë në kampionatin rus deri tani.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com