Hapja e të gjithë grup-kapitujve me një rekord historik kohe, ishte shënimi i kryeministrit Edi Rama si ngjarja më e rëndësishme e javës që lamë pas. Bashkë me të, edhe mbajtja e samitit së të premtes.

Por, vetëm kur vendi të jetë integruar në BE, do të jem plotësisht i kënaqur me punën e bërë”, tha kryeministri Edi Rama në podcastin “Flasim”.

“Dita e Alfabetit”, e cila u kujtua të shtunën, ishte një shkas që kryeministri t’i rikthehej problemeve që po has gjuha shqipe kreu i qeverisë u ndal te problemet e gjuhës shqipe, duke e quajtur tragjike transformimin dhe varfërimin e saj.

Gjatë bisedës me Natasha Shuteriqi Poroçanin, mbesa e shkrimtarit Dhimitër Shuteriqi, pedagoge dhe shkrimtare, Rama njoftoi se ka në duar shkrimin e librit të radhës.

Pjesë e podcastit të Ramës ishte edhe sopranoja e mirënjohur Ana Naqe, që po zhvillon karrierën e saj në Belgjikë.