26
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Forca të shumta të RENEA-s kanë ‘zbarkuar’ në fshatin Orosh në Pukës teksa që prej mëngjesit blutë e Pukës kanë rrethuar një banesë ku dyshohet se janë fshehur dy persona të armatosur, të cilët mendohet se qëndrojnë aty prej më shumë se 1 muaji.
Banesa në fjalë është e pabanuar prej kohësh ndërsa burime për Report Tv kanë bërë me dije se është në pronësi të Mehill Jakut. Të njëjtat burime raportojnë se një 1 nga personat është nipi i Jakut. Deri më tani nuk janë bërë me dije identitetet e personave ndërsa policia ka bërë disa herë thirrje për vetëdorëzim, por nuk kanë pasur asnjë reagim pozitiv nga objektivat
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com