Familja e Bruce Willis do të dhurojë trurin e aktorit për kërkime shkencore, pas ndarjes së tij nga jeta.
Aktori 70-vjeçar u diagnostikua tre vjet më parë me demencë frontotemporale, një gjendje që prek kujtesën, komunikimin dhe aftësitë njohëse. Ai tani jeton në një shtëpi të specializuar ku merr kujdes mjekësor 24-orësh.
Sipas mediave të huaja, bashkëshortja Emma Heming-Willis shpjegoi se e ka planifikuar me kujdes se si familja do t’i përballojë momentet më të vështira. Ajo gjithashtu po i udhëzon vajzat e tyre, Mabel 13-vjeçare dhe Evelyn 11-vjeçare, që të kuptojnë dhe të përshtaten me ndryshimet në shëndetin e babait të tyre.
“Ky vendim është i vështirë emocionalisht, por shkencërisht i nevojshëm për të kuptuar demencën frontotemporale’, tha ajo.
Ky veprim ka për qëllim të ndihmojë mjekët dhe shkencëtarët të mësojnë më shumë rreth sëmundjes që ka ndikuar kaq thellë në jetën e tyre.
Rumer Ëillis, vajza më e madhe e Bruce, ndau gjithashtu një përditësim rreth babait të saj në Instagram. Ajo tha se t’u përgjigjesh pyetjeve rreth gjendjes së tij nuk është e thjeshtë.
“Kushdo që vuan nga FTD nuk po ia del mbanë. Por ai po ia del mbanë për sa i përket dikujt që po përballet me demencë frontotemporale, e kuptoni çfarë dua të them? Jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse që ende mund të shkoj dhe ta përqafoj. Pavarësisht nëse më njeh apo jo, ai mund ta ndiejë dashurinë që i kam dhënë dhe unë mund ta ndiej atë mbrapsht’, tha ajo.