Turneu NBA Cup ka nisur me ndeshje tepër të forta dhe rezultate surprizuese. Boston Celtics mori fitoren e parë duke mposhtur Detroit Pistons me rezultatin 117-114, në një sfidë që u vendos vetëm në sekondat e fundit. Pavarësisht një performance të jashtëzakonshme të Cade Cunningham, i cili realizoi 42 pikë, Pistons nuk arriti të shmangte humbjen. Për Celtics shkëlqeu dyshja Brown – White, që së bashku shënuan 60 pikë.
Fitore e rëndësishme edhe për Oklahoma City Thunder, që mposhti Minnesota Timberwolves 113-105. Ylli Shai Gilgeous-Alexander ishte përsëri vendimtar, duke realizuar 40 pikë.
Ndërkohë, Golden State Warriors zhgënjyen në fushën e tyre, duke u mundur 104-100 nga Houston Rockets, ku i riu Reed Sheppard u bë protagonist me 31 pikë të shënuara.
San Antonio Spurs regjistroi fitore 115-102 ndaj Portland Trail Blazers, me De’Aaron Fox që shkëlqeu me 37 pikë.
Emocione pati edhe në përballjen mes Memphis Grizzlies dhe New Orleans Pelicans, e cila u mbyll 128 – 133 për Memphis, pas kohës shtesë.
Në një tjetër duel të fortë, Miami Heat i dha një goditje Milwaukee Bucks, duke fituar 106-103 falë Tyler Herro, autor i 29 pikëve, që vendosën takimin.
Rezultatet në NBA:
Boston – Detroit, 117-114
Charlotte – New York, 101-129
Miami – Milwaukee, 106-103
Oklahoma – Minnesota, 113-105
Toronto – Indiana, 97-95
New Orleans – Memphis, 128-133
Golden State – Houston, 100-104
Portland – San Antonio, 102-115
Sacramento – Phoenix, 100-112