Atmosfera festive këtë 28 nëntor përfshiu edhe Kosovën. Një numër i madh politikanësh e qytetarësh vizituan kullën e Isa Boletinit, një nga firmëtarët e deklaratës së pavarësisë në Vlorë 1912.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Dimal Basha, e quajti një simbol të rezistencës dhe të çlirimit të trojeve shqiptare.
Gazmendi, stërnip i Isa Boletinit tha se Kosova dhe Shqipëria janë ndarë padrejtësisht, po zemra u rreh si një e vetme.
“Kemi folur shumë për shtetet tona, Kosova dhe Shqipëria përherë e kanë pasur vetëm një vijë. Ka qenë vetëm një vijë që është ndarë padrejtësish nga historitë e gabuara dhe besoj se kjo vijë nuk i ka ndarë kurrë as zemrat tona. Prandaj neve na duhet një bashkim, bashkëpunim dhe për hir të kaluarës, duhet ti japi shans secilit të ri dhe të reja që të vazhdojnë rrugëtimin e të parëve tanë. Gjithë shqiptarëve urime festën kudo që janë, brenda dhe jashtë Kosovës”, tha ai për Report Tv.
Në ditën e lindjes së Adem Jasharit, qytetarët folën për ëndrrën e bashkimit kombëtar.
Qytetarët e Kosovës kërkojnë bashkimin.
Në nder të Adem Jashari në Prekaz shkoi edhe grupi polifonik nga Vlora, i cili këndoi këngë për Heroin Legjendar