81-vjetori i Çlirimit të Atdheut përkujtohet edhe në Elbasan, ceremoni solemne në varrezat e Dëshmorëve
Nën ritmet e Orkestrës Frymore të qytetit, u vendosën kurora me lule në shenjë nderimi dhe respekti për të rënët në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Gjirokastra nderime për 81-vjetorin e Çlirimit, homazhe dhe kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve
Në nderim të kësaj ngjarje të rëndësishme, veteranë të luftës, pasardhës të familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të institucioneve vendosën kurore me lule dhe bënë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve.
Berat/ Përkujtohet 81-vjetori i Çlirimit, ministri Ervin Demo: Lufta e dëshmorëve, sublime
I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo. Nën ritmet e Orkestrës Frymore të qytetit, u vendosën kurora me lule në shenjë nderimi dhe respekti për të rënët në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo theksoi rëndësinë e kësaj dite të shënuar, duke e cilësuar “sublime” luftën heroike të dëshmorëve dhe gjakun e dhënë prej tyre për çlirimin e vendit.
Në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare nga qyteti i Beratit kanë dhënë jetën për çlirimin e atdheut 322 dëshmorë.
Lezha përkujton 81-vjetorin e Çlirimit, homazhe dhe kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve të qytetit
Kryetarja e Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të tyre në Lezhë, Marte Simoni solli në kujtesë sakrifricën dhe kontributin e të gjithë atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit.
Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Lezhë për 81-vjetorin e çlirimit nuk mori pjesë asnjë përfaqësues i opozitës në këtë qytet.
Fieri nderime për 81-vjetorin e Çlirimit, merr pjesë kreu i degës së Lëvizjes Bashkë! Subashi: Mungesa e opozitës, jo në anën e duhur
Ndërkohë, në prononcimin e tij për mediat, kryebashkiaku Armando Subashi ka vlerësuar sakrificën e bijve dhe bijave të Fierit që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë që ne gëzojmë sot ndërsa mungesën e opozitës në festime e ka konsideruar si vendim i tyre por ne jemi në anën e duhur, ka thënë Subashi.
“Sot përulemi me respekt të gjithë para heronjve e dëshmorëve të luftës nacional çlirimtare. Është një ndjenjë krenarie për të gjithë ne. Kemi shumë pjesëmarrës, pa dallim moshe dhe padyshim se është tregues i mirë që vlerat e luftës do të përçohen brez pas brezi. Është lavdi e dëshmorëve, e përjetshme e jetës dhe veprës së tyre. Opozita? Duhet të jetë por kjo i takon opozitës.”, tha Subashi.
Ndërkohë, për herë të parë homazheve në obeliskun e dëshmorëveiu është bashkuar “Lëvizja Bashkë”. Kreu i degës së Fierit, Elis Baba, tha se merr pjesë si një parti antisistem, ndërsa shtoi se është e rëndësishme që sakrifica e dëshmorëve të nderohet çdo ditë dhe jo me ditë të caktuara historike.
“Ne si përfaqësues të popullit, i ndjejmë festat në realitetin e tyre. Jemi këtu sot si një parti antisistem. për të kujtuar vërtet vlerat e festës së Çlirimit, në emër të bijve të të gjithë Shqipërisë, por edhe të Fierit që kanë dhënë jetën për liri. Kemi ardhur këtu për të kujtuar se këto vlera duhen respektuar edhe në jetën e përditshme, jo vetëm për evente të mëdha, por në punën në përditshmëri, në drejtësinë që i japim komunitetit dhe duke ruajtur sovranitetin territorial, të mos e lëshojmë këtë për vende si Gjadri apo marrëveshje si me Greqinë. “, u shpreh ai.