2
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Sulmusi i djathtë Arbnor Muja ka gjetur golin me ekipin e St.Truiden ndaj Gent, e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit belg. Anësori 27-vjeçar “çau” rrjetën në minutën e 59 të takimit për të barazuar shifrat përkohësisht, ndërsa ndeshja u fitua nga St.Truiden 2 – 1.
Për shqiptarin ky është goli i dytë me ekipin në fjalë, ndërsa u largua nga Superliga turke gjatë merkatos së verës, konkretisht prej Samsunspor me formulë huazimi, opsion blerje.
Me Kombëtaren, Arbnor Muja numëron 5 prezenca, teksa e ka bërë debutimin në 7 shtator 2023 kundër Republikës Çeke, ama që nuk preferohet më nga trajneri Sylvinho.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com