Pas qarkullimit të disa lajmeve, që pretendonin se Urdhri i Stomatologëve kishte zgjedhur një president të ri, institucioni ka reaguar, duke i hedhur poshtë këto informacione.
Në një sqarim për mediat, USSH thekson se procesi zgjedhor është zhvilluar më herët dhe se drejtimin e institucionit e mban Almiro Gurakuqi, i cili është zgjedhur sipas procedurave ligjore për mandatin 2025–2030.
“Zgjedhjet e ligjshme për organet e zgjedhura të USSH, përfshirë Presidentin, zv. Presidentin e USSH për mandatin 2025 – 2030 janë përmbyllur me sukses në datë 16.4.2025. Këto zgjedhje nuk janë kontestuar në asnjë organ gjyqësor dhe njëkohësisht janë njohur nga të gjitha organet publike në Republikën e Shqipërisë, përfshirë edhe Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka caktuar përfaqësuesit e saj në organet e USSH”, thuhet në njoftimin e Urdhrit të Psikologut.
Njoftimi i Urdhrit të Psikologut:
Njoftim! Në lidhje me lajmin e publikuar në disa portale për zgjedhjen e “Presidentit të USSH”, njoftojmë stomatologët, ndihmësstomatologët dhe të gjithë opinionin publik se zgjedhjet e ligjshme për organet e zgjedhura të USSH, përfshirë Presidentin, zv. Presidentin e USSH për mandatin 2025 – 2030 janë përmbyllur me sukses në datë 16.4.2025. Këto zgjedhje nuk janë kontestuar në asnjë organ gjyqësor dhe njëkohësisht janë njohur nga të gjitha organet publike në Republikën e Shqipërisë, përfshirë edhe Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka caktuar përfaqësuesit e saj në organet e USSH. Për këtë arsye, USSH përgënjeshtron çdo lajm, i cili ka si qëllim dezinformimin dhe çorientimin e stomatologëve, ndihmësstomatologëve dhe opinionit publik në lidhje me këtë çështje. Organet e USSH janë duke e ndjekur këtë çështje pranë institucioneve kompetente ligjore. Gjithashtu, USSH vazhdon veprimtarinë e saj në përmbushje të missionit të përcaktuar me ligj.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.
Presidenti i USSH
Dr. Almiro Gurakuqi
/tvklan.al