Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Turqi, të gjithë pasagjerët u evakuuan të sigurt. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa udhëtarët kanë vazhduar më pas drejt destinacioneve të tyre.

Njoftimi i ambasadës:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi njofton se sot, në Aeroportin Sabiha Gökçen, një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, i cili realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll me numër TKJ76Q / VF102, pas aterrimit ka dalë nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e pistës.

Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt përmes shkallëve të jashtme, pa qenë e nevojshme përdorimi i rrëshqitësve emergjentë.

Nuk ka raportime për persona të lënduar dhe udhëtarët janë larguar në mënyrë të rregullt nga aeroporti drejt destinacioneve të tyre.

Në deklaratën e saj, kompania AJet ka bërë të ditur se aeroplani ka kryer një aterrim të rregullt dhe se gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Në rast nevoje, Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi fton qytetarët e Republikës së Kosovës të kontaktojnë:

Ambasada e Republikës së Kosovës – Ankara

? +90 542 711 80 99

✉️ embassy.turkey@rks-gov.net

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës – Stamboll

? +90 531 105 63 91

✉️ consulategeneral.ist@rks-gov.net

Postimi i ambasadës