13
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, është duke bërë rolin e ‘bomberit’ në Turqi. Për raundin e 16-të në elitën e futbollit të këtij vendi, Rizespor siguroi tri pikë kundër Eyupspor.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Laçi nga pika e bardhë e penalltisë. 29-vjeçari u thirr në apel dhe u tregua i saktë duke mposhtur portierin Marcos Felipe në fundin e pjesës së parë, për t’i dërguar të tijtë të qetë në dhomat e zhveshjes. Më pas Akaydin shënoi golin e qetësisë për Rizespor.
Për Laçin kishte edhe një moment jo pozitiv, pasi në minutën e 58-të u ndëshkua me karton të verdhë, duke plotësuar numrin që mos jetë i gatshëm për ekipin ndeshjen e radhës.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com