Policia shoqëroi dhjetëra të dyshuar si autorë të vandalizimit të pronës publike dhe dhunës ndaj efektivëve. Në mbështetje të paramilitarëve të Berishës, deputetë dhe mbështetës të Partisë Demokratike mësyn me dhunë e ofendime në Komisariatin numër 1 në Tiranë, ku u konfrontuan fizikisht me policinë, të cilët i ofendonin në emër të “të të drejtave kushtetuese që ka deputeti”.
Partia Demokratike duket se nuk njeh formë tjetër protestimi veç asaj me dhunë e kaos. Ditën e djeshme, militantët e Sali Berishës – pasi ky i fundit i inkurajoi nga podiumi i ngritur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – filluan të hedhin molotovë e fishekzjarre drejt Kryeministrisë, duke u zhvendosur më pas para Kuvendit, ku dhe aty tentuan pushtimin e institucionit.
Policia shoqëroi dhjetëra të dyshuar si autorë të vandalizimit të pronës publike dhe dhunës ndaj efektivëve. Duke risjellë pamjet e vitit ’98, në mbështetje të paramilitarëve të Berishës, deputetë dhe mbështetës të Partisë Demokratike mësyn me dhunë e ofendime në Komisariatin numër 1 në Tiranë, ku u konfrontuan fizikisht me policinë, të cilët i ofendonin në emër të “të të drejtave kushtetuese që ka deputeti”.