Vrasja e infermierit Alex Pretti në Minneapolis i ka kushtuar vendin e punës Gregory Bovinos, komandandi i hekurt i Policisë së Kufirit e angazhuar në ndjekjen dhe kapjen e emigrantëve të paligjshëm në qytetet amerikane.
Ai, së bashku me disa nga agjentët e tij të përfshirë në operacionet e ditëve të fundit në Minneapolis do të largohen që sot nga Minnesota.
Sipas Revistës The Atlantic, Bovino, i cili është pranë pensionit, është hequr nga roli i komandantit dhe do të kthehet në detyrën e tij të mëparshme si drejtues i sektorit El Centro në Kaliforni.
Largimi i papritur i tij, është perceptuar nga mediat amerikane, si shenja më e qartë që administrata Trump po tërhiqet nga taktikat agresive ndaj emigrantëve, pas vrasjes së 37 vjeçarit Alex Pretti nga agjentët e Kufirit që ishin nën komandën e Bovinos, dhe po kërkon një rrugëdalje që të zbusë krizën e përshkallëzuar në vend.
Mediat amerikane raportojnë se të dielën, Trump mori telefonata të shumta nga republikanë të shqetësuar për mungesën e një hetimi të pavarur për taktikat e dhunshme ndaj protestuesve.
Por nga ana tjetër, ka pasur edhe pakënaqësi nga aleatë të zemëruar sepse disa zyrtarë të administratës kanë vënë në dyshim Amendamentin e Dytë, duke kritikuar faktin që Alex Pretti ishte i armatosur gjatë një proteste.
Rasti i Chris Madel ka nxjerrë edhe më qartë nevojën për ndryshim. Madel, avokati i agjentit që qëlloi Renee Good dhe kandidat republikan për guvernator, u tërhoq nga gara, duke kritikuar taktikat e agjentëve federalë, edhe pse ka një qasje mbështetëse ndaj deportimit të emigrantëve të paligjshëm.
“Nuk mund t’i shikoj vajzat e mia në sy nëse kandidoj si republikan, kur hispanikë dhe aziatikë po shënjestrohen për ngjyrën e tyre të lëkurës,” tha ai.
Ndërsa këshilltari Stephen Miller këmbëngul se nuk duhet bërë hap pas në Minneapolis, zyrtarë të tjerë në Shtëpinë e Bardhë e shohin situatën si rrezik politik dhe po kërkojnë mënyra për të vazhduar dëbimet pa u përplasur drejtpërdrejt me protestuesit. Trump, nga ana e tij, duhet të dalë nga kjo situatë duke pretenduar fitore.
Presidenti ka deklaruar se niveli i krimit në Minnesota është “ulur” dhe se agjentët kanë bërë “një punë fenomenale”. Ai ka njoftuar gjithashtu dërgimin e Tom Homan, të quajtur “Zari i Kufirit”, i cili do të marrë drejtimin e operacioneve, duke zëvendësuar ministren e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, e cila është kritikuar ashpër pas ngjarjeve të fundit.
Sipas The Atlantic, si Noem ashtu edhe këshilltari i saj i afërt Corey Leëandoëski rrezikojnë të humbasin vendin e punës. Mes Homan dhe Noem ekziston rivalitet dhe vizione të ndryshme për dëbimet: Homan preferon operacione më të përqendruara dhe të targetuara.
Trump ka folur edhe me guvernatorin e Minnesotas, Tim Ëalz, duke thënë se janë në “të njëjtën frekuencë”, një deklaratë që shihet si një ndryshim i fortë toni. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se do të ulë numrin e agjentëve federalë anti-emigracion nëse autoritetet lokale rrisin bashkëpunimin.
Minneapolis është një qytet i mbushur me emigrantë. Guvernatori ka folur për bashkëpunim mbi personat e arrestuar për krime dhe dhunë, por puna me agjentët kundër emigracionit (ICE) mbetet e vështirë, pasi autoritetet lokale kanë kërkuar me ngulm largimin e tyre. Avokatët e qytetit i kanë kërkuar gjyqtares federale, Kate Menendez, t’i japë fund pranisë së rreth 3 mijë agjentëve të ICE dhe Policisë së Kufirit, por ende nuk ka një vendim përfundimtar.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u distancua nga sulmet verbale ndaj viktimës Alex Prett, duke thënë se hetimi është ende në process dhe administrate “po rishikon gjithccka.” Sipas saj, “askush, përfshirë presidentin Trump, nuk dëshiron që të qëllohet mbi njerëz.”
Hetimi për vdekjen e Prett po zhvillohet nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe FBI, si dhe nga vetë Policia e Kufirit. Megjithatë, në Minnesota mosbesimi ndaj autoriteteve është tepër i lartë. Guvernatori Ëalz i ka kërkuar presidentit Trump përfshirjen e autoriteteve shtetërore në hetim por ai ende nuk ka marrë një vendim./Corriere