Faza e ligës 2025-26 në Champions League përfundon sot në mbrëmje me 18 ndeshjet e fundit, ndërsa ekipet luftojnë për një vend në fazat eliminatore. Tetë ekipet e para pas ndeshjeve të sotme kalojnë automatikisht në raundin e 1/8-ave, ndërsa ato të renditura nga vendi i nëntë deri në të 24-tin do të përballen në raundin play-off.
Kur është shorti i play-off-it të fazës eliminatore të Champions League?
Shorti për play-off do të zhvillohet të premten, më 30 janar 2026, në Nyon, Zvicër. Goglat do fillojnë të rrotullohen nga ora 12:00. Ekipet nga i njëjti shtet dhe ekipet që kanë luajtur me njëra-tjetrën në fazën e ligës nuk do përballen në këtë fazë.
Kur do zhvillohen ndeshjet e fazës eliminatore play-off?
Raundi i eliminatoreve do të jetë me dy ndeshje, me ndeshjet e para të planifikuara për më 17 dhe 18 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më vonë, më 24 dhe 25 shkurt.