Këtë të enjte duke nisur nga ora 21:00 janë programuar 18-të ndeshjet e fundit të fazës së ligës në Europa League, që përkojnë me raundin e tetë.
Lyon dhe Aston Villa e kanë siguruar deri tani një biletë për në fazën e 1/8-ave, ndërsa pa objektiva si të eliminuara janë klubet e Rangers, Sturm, Nice, Utrecht, Malmo dhe Maccabi Tel Aviv. Ndërkohë skuadrat e tjera do garojnë për objektivat përkatëse. Në fund të takimeve do mësohen 8 skuadrat që kalojnë në fazën e 1/8-ave, 16 ekipet që do garojnë në play-off dhe 12 ekipet që zyrtarisht do eliminohen.
Në takimet e sotme do ketë përballje si Betis – Feyenoord, Midtjylland – Dinamo Zagreb, Panathinaikos – Roma apo Lyon – PAOK Selanik. Ekipi grek do jetë në fushë paçka aksidentit tragjik që la pas shtatë viktima, tifozë të PAOK-ut.
E enjte, 29 janar 2026 21:00
Aston Villa – Salzburg
Basel – Plzen
Betis – Feyenoord
Celtic – Utrecht
Crvena zvezda – Celta Vigo
Porto – Rangers
FCSB – Fenerbahce
G.A. Eagles – Braga
Genk – Malmo FF
Lille – Freiburg
Ludogorets – Nice
Lyon – PAOK
Maccabi Tel Aviv – Bologna
Midtjylland – Dinamo Zagreb
Nottingham – Ferencvaros
Panathinaikos – Roma
Sturm Graz – Brann
Stuttgart – Young Boys