Analisti politik nga Shqipëria, Ben Andoni, ka thënë se partitë politike në Kosovë, kandidatin për president e zgjedhin më shumë politik sesa ndonjë figurë tjetër të pakundërshtueshme.
Duke komentuar kandidaturën e Glauk Konjufcës për president, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Andoni ka thënë se ai më shumë duket sikurse një shtojcë e Kurtit.
“Partitë politike n Kosovë duke ditur fuqinë e tyre, ato dy opozitare e dijnë fuqinë e tyre në publik, ashtu që nga ana tjetër Kurti ka një pushtet të jashtëzakonshëm në Kosovë, një pushtet që dukshëm po merr element autokratik, normalisht mund të lindte një pushtet balancimi në duart e një inidvidi i cili mund të ndihmonte në këtë ekuilibër. Mesa shoh kjo mungon sepse partitë edhe kandidaturat që zgjedhin janë më shumë afër partive sesa që janë figura të pakundërshtueshme. Kurti është i pari me këtë kandidaturë i cili propozoi Glauk Konjufcën për të cilin kam respekt por duket sikur më shumë është një shtojcë e Kurtit”, ka thënë Andoni në KTV.Ana