Policia e Tiranës ka goditur një rast të shitjes së një arme zjarri. Në pranga ka rënë një 40-vjeçar dhe një tjetër 35-vjeç për moskallëzim krimi.
Irgen Mezini u kap në vendin e quajtur “Zona e Treshit” teksa po lëvizte me makinë me Andi Sulikën (pasagjer).
Arma e zjarrit e cila ishte pa leje dhe municioni luftarak u sekuestruan si provë materiale.
“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Qëllimi”.
Në kuadër të operacionit arrestuan shtetasit I. M, 40 vjeç dhe A. S., 35 vjeç, të dy banues në Kamëz.
Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Zona e Treshit” kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin I. M dhe pasagjer A. S. Nga kontrolli fizik i 40-vjeçarit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen e saj në atë zonë”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
___________
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.